Fuqizimi i shoqërisë civile në vendimmarrje

Botuar nga Organizata “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” – (FSEW) Berat me 31 Mars 2017.

Pjesëmarrja qytetare është një term përcaktues për fuqinë e qytetarëve, duke qenë se ajo shkon përtej thjesht rolit vëzhgues dhe pjesëmmarjes joaktive, por sepse publiku është një aktor aktiv që ka fuqinë të ndryshojë dhe të influencojë mënyrën sesi menaxhohen çështjet publike. Në kuadër të fuqizimit të pjesëmarrjes së shoqërisë civile në vendimmarrje zbatohet nga INCA projekti “Shoqëria Civile Vepron për Zhvillimin Social-Ekonomik mbi Bazat e një Mjedisi të Shëndetshëm” (CO-SEED) me fonde të Bashkimit Evropian.

Ky projekt ka filluar me aktivitetet e tij në Nëntor të 2016 dhe përfundon në Tetor 2018, duke u shtrirë në disa qytete si Tiranë, Elbasan, Shkodër, Berat dhe Vlorë.

Projekti ka për qëllim që të nxisë një proces sa më të mirë të pjesëmarrjes në vendimmarrje për VNM/VSM në Shqipëri nëpërmjet rritjes së kapacitetit të OJF-ve duke u angazhuar në mënyrë aktive dhe cilësore në konsultimet publike.

Objektivat e projektit janë: rritja e kuptimit të palëve të interesuara të raporteve të VNM/VSM-së dhe theksimi i rëndësisë së pjesëmarrjes së publikut në vendet ku projekti ka zbatim; nxitja e njoftimit të përshtatshëm për pjesëmarrje aktive të OJF-ve dhe të anëtarëve të komunitetit në konsultimet publike të VNM/VSM. Media është një aktor i rëndësishëm në mbarëvajtjen e projektit. Në secilin nga 5 qytetet zbatuese të projektit do të identifikohen raste ku mund të ndiqet dhe të nxitet një proces sa më i mirë për pjesëmarrjen në vendimmarrje.

Qendra EDEN e zbaton këtë projekt në Shqipëri në sajë të bashkëpunimit me organizatat lokale: Klubi Ekologjik Elbasan-KEE (Elbasan), Qendra e Informacionit Aarhus – AIC (Shkodër), Qendra për Kërkim Bashkëpunim dhe Zhvillim – CRCD (Vlorë), Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore – FSEW (Berat), organizata me të cilat EDEN ka një bashkëpunim disa vjeçar.

Në vazhdimësinë e aktiviteteve të projektit në datën 9 Mars 2017 u organizua në Vlorë trajnimi me pjesëmmarjen e 20 përfaqësuesve me të rinj e të reja të interesuar për një angazhim më të mirë në vendimmarrje.

Trajnim Berat mbi VNM/VSM

 

Share this!

Fuqizimi i shoqërisë civile në vendimmarrje Subscribe to our RSS feed. Tweet this! StumbleUpon Reddit Digg This! Bookmark on Delicious Share on Facebook

Leave a reply

*

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.