Raport Vlerësues mbi Parkun Kombëtar të Tomorrit

Ky raport vlerësues mbi vlerat ekologjike, floristike, gjeologjike vjen pas një pune të gjatë kërkimore e vlerësuese i doktorave të shkencës: Zj Ermelinda Mahmutaj- Biologe, Z Ton Deda- doktor shkencash në fushën e gjeologjisë, Z Fatos Nako- Inxhinier pyjesh e drejtor i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura në Berat, si dhe projektit të zbatuar nga organizata “Për Mirëqënie Sociale e Mjedisore” Berat (PMSM).

Ai ka si qellim kryesor dhënien e informacionit tregues mbi pasuritë që mbart mali i Tomorrit në aspektin floristik, gjografik, gjeo-morfologjik, hidro-logjik etj, por edhe për problematikat që sjell shfrytëzimi i gurit e pllakave gëlqerore, cënimin  ekosistemeve, rezervave ujore si dhe aspektin menaxherial të Zonës së Mbrojtur.

Raporti identifikon vlerat e pasuritë natyrore e kësaj zone, por përtej kësaj jep edhe arsyet përse organizata ka ndërmarrë këtë projekt kundër krimit mjedisor, si i pari projekt që realizohet nga organizatat e shoqërisë civile e targetuar në malin e Tomorrit.

Gjthashtu në material jepen edhe rekomandime për institucionet monitoruese e ligjzbatuese, të cilat kanë bashkëpunuar përgjatë zbatimit të këtij projekti në qytetin e Beratit duke e lehtësuar zhvillimin e tij.

Organizata nëpërmjet këtij projekti ka dhënë mesazhin që njohja e vlerave mjedisore, edukimi i brezave me luftën kundër krimit mjedisor, rritja e kapaciteteve të vetë inspektorëve mjedisor, con në reduktim e krimit mjedisor.

Në kuadër të kësaj përpjekje urojmë që ky raport të jetë i vlefshëm jo vetëm për institucionet shtetërorë por edhe për cdo qytetar të thjeshtë, student apo nxënës që është i shqetësuar për mjedisin, pasuritë e tij.

raporti web

Share this!

Raport Vlerësues mbi Parkun Kombëtar të Tomorrit Subscribe to our RSS feed. Tweet this! StumbleUpon Reddit Digg This! Bookmark on Delicious Share on Facebook

Leave a reply

*

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.