Duke parë nevojën urgjente për investime në sektorin e mbetjeve spitalore, në qytetin e Beratit shoqata “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” pjesë e Rrjetit të Vigjilencës, mbështetur nga Qeveria Suedeze dhe REC, ka rinisur dialogun me institucionet të cilat monitorojnë situatën.
Ky dialog ka nisur në zyrat e ISHMPU me drejtorin Z Altin Kazazi e me specialistët e fushës.
Atyre i është bërë me dije situata nga këndvështrimi i shoqërisë civile, shqetësimi i ngritur në nivele mjaft të larta, nëpërmjet letrës së nënshkruar nga OJF -të shqiptare, si dhe vijimësia e projektit “Një sy për Mjedisin”.
Nga ajo tavolinë bisedimesh dolën në pah problematikat, nevoja e transparencës për publikun e gjerë, siç është raporti i monitorimit mbi mbetjet spitalore, e ajo që ishte mjaft pozitive për OJF tonë ishte përfshirja e një anëtari të OJF në inspektimet në terren.
Për të përmirësuar menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore, takimi vazhdoi me drejtorin e Institutit Shtetëror Shëndetësor, i cili monitoronte punën në spitalin rajonal e më gjerë (qendra shëndetësore). Nga monitorimet e bëra ai ngriti shqetësimin për menaxhimin e mbetjeve në qendrat shëndetësore. Ngritja e ndërgjegjësimit të bluzave të bardha ishte një nga diskutimet e bëra midis nesh, drejtim në të cilin duhet të punojmë.
Takimi me Zj Hajrie Mbrati solli shqetësimin e shoqërisë civile e cila rrezikon sigurinë e jetës së popullatës duke përzier mbetjet urbane me mbetjet spitalore të rrezikshme, nëpër koshat e grumbullimit të mbetjeve urbane.
Ndërgjegjësimi i njerëzve për të denoncuar këto mbetje të rrezikshme, vjen si nevojë e mbrojtjes së jetës së qytetarëve, të cilët duan jetën e dëshirojnë t’ a kenë atë të sigurt në vendin e tyre, ndaj dhe ne do të vazhdojmë të lobojmë për sigurinë e saj.
Berat, më 22.02.2015
Shoqata “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat
L; Mangalem , Berat
Kutia postare Nr 4, Berat
www.natyraberat.org
www.facebook.com/Mbrojta.Mjedisi.Natyror Berat