“DENONCO KRIMET MJEDISORE” shërbimi më i ri online i organizatës sonë

Në mbështetje të luftës kundër krimit mjedisor vjen në qytetin e Beratit linku më i ri denoncues “DENONCO KRIMET MJEDISORE” , i cili është pjesë e faqes së organizatës “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat, në kuadër të zbatimit të projektit:

Ulja e krimit mjedisor nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të agjensive ligjzbatuese, në Parkun Kombëtar të Tomorrit”

Ky projekt vjen si pjesë e programit Achieve – REC Shqipëri dhe financohet nga Bashkimi Evropian.

Nëpërmjet këtij linku, çdo qytetar apo punonjës i administratës publike e më gjerë, si vizitor apo kalimtar në qytetin e Beratit, mund të shpërndajë informacion problematik mjedisor duke i garantuar publikut të jetë pjesë njoftimit, për të qënë pjesë e problemit e duke sjellë më shpejt shqetësimin e interesave të gjera në zona të prekura në nivel vendor.

Ky link do të shërbejë për një komunikim më të shpejtë, për marrje informacioni me qellim mbrojtjen e mjedisit e reduktimin e parandalimin e krimit mjedisor. Ky informacion vjen pas marrëveshjes së bashkëpunimit me institucionet vendore si ISHPM, Bashkia Berat, Këshill Qarku Berat, ARM, DRM, Prefekturë dhe AdZM dhe do t’i shërbejë atyre për të përmirësuar bashkëpunimin ndërinstitucional, por edhe për të rritur vigjilencën ndaj mjedisit e problemeve të mprehta, që janë pjesë e veprave penale : Krim Mjedisor.

Këtij linku, në muajin shtator do t’i bëhet publicitet më i madh në mënyrë të drejtpërdrejtë nëpërmjet fletëpalosjeve e materialeve të tjera informuese e ndërgjegjësuese. Gjithashtu fushata informuese do të jetë e përhapur edhe në shkolla publike, te të rinjtë e Universitetit të cilët mund të përcjellin informacion te klasifikuar si “Krim Mjedisor”, duke dashur të jenë pjesë e informimit publik dhe denoncimit të problemit e parandalimit të krimit mjedisor.

Ky link vjen në ndihmë dhe në mbështetje të drejtpërdrejtë të punonjësve, që monitorojnë krimet mjedisore si Rojet mjedisore të AdZM apo inspektorëve të ISHMP, si dhe në mbështetje të Policisë së Shtetit, duke kontribuar kështu në një mirëinformim të tyre në kohë reale.

Jeni të mirëpritur në faqen tonë të internetit: www.natyraberat.org

denonco krimin mjedisor

 

http://mjedisisot.info/index.php/te-tjera/aktiviteti-njerezor/1728-per-mireqenie-sociale-dhe-mjedisore-denonco-krimet-mjedisore

 

Share this!

“DENONCO KRIMET MJEDISORE” shërbimi më i ri online i organizatës sonë Subscribe to our RSS feed. Tweet this! StumbleUpon Reddit Digg This! Bookmark on Delicious Share on Facebook

Leave a reply

*

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.