Aktivitet sensibilizues në pellgun Berat- Bogovë, mbi denoncimin e krimeve mjedisore

Ditën e enjte, organizata “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat, në kuadër të projektit “Ulja e krimit mjedisor nepermjet rritjes se kapaciteteve te agjensive ligjzbatuese, ne Parkun Kombetar te Tomorrit”, si pjesë e programit ACHIEVE – REC Shqipëri, financuar nga Bashkimi Evropian, ndau me banorët e zonave përreth promocionin e saj.
Promocioni i saj kishte për qellim informimin e banorëve të kësaj zone mbi rëndësinë e ruajtjes së Parkut Kombëtar të Tomorrit, vlerave të tij të florës, faunës, turistike, folklorike, historike. Këto vlera promovoheshin nërmjet fletëpalosjeve, të cilat nuk sillnin vetëm anën tërheqëse të Parkut Kombëtar, por mbi të gjitha apelonin për problematikën e tij: Shkatërrimi, ndërhyrja në të është Krim Mjedisor- vepër penale.
Linku “Denonco Krimin Mjedisor”, erdhi në posterin që u vendos përgjatë rrugës nacionale Berat- Bogovë, rrugë përgjatë të cilës ka firma grumbulluese të gurit gëlqeror që vjen nga mali i Tomorrit, si dhe firma me materiale ndërtimi që kanë lidhje me gurin.
Ky link i vendosur për t i ardhur në ndihmë banorëve të zonave të këtij pellgu të rëndësishëm do t’ i informojë më lehtë institucionet monitoruese të mjedisit e inspektorët e zonës, ashtu sikurse mund të përdoret edhe nga çdo kalimtar apo turist që vjen e mund të dallojë një krim mjedisor.
Ky promocion në terren është duke u gërshetuar edhe me aktivitete që synojnë ngritjen e kapaciteteve të këtyre institucioneve si AdZM, ISHMP, polici, shkolla etj.
Promovimi i spotit televiziv https://www.youtube.com/watch?v=eChH6Qkytrw&feature=youtu.be  është duke u prezantuar edhe për banorët e Beratit në televizionin local #Televizioni Glob.
Ky promocion nisi në këtë zonë e do të vazhdoj më tej, në muajt në vazhdim.

Erjola Azizolli
Informim per organizaten “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat

shperndarje-1shperndarje-2shperndarje-3

Share this!

Aktivitet sensibilizues në pellgun Berat- Bogovë, mbi denoncimin e krimeve mjedisore Subscribe to our RSS feed. Tweet this! StumbleUpon Reddit Digg This! Bookmark on Delicious Share on Facebook

Leave a reply

*

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.