“Seminar per te drejtat mjedisore, ne zonen e venddepozitimit te mbetjeve urbane”
Në kuadër të zbatimit të projektit « Së bashku, një sy për mjedisin » Shoqata “Për mirëqenie sociale dhe mjedisore, Berat” së bashku me “Qendrën e Informacionit Aarhus Shkodër” (AIC Shkodër), organizuan trajnimin e dytë mbi Konventën e Aarhusit në Berat. Pas trajnimit me komunitetin e Uznovës në 2014, u pa e nevojshme që një trajnim të tillë t’iu ofrohej edhe komunitetit të prekur nga ndotja krijuar pranë venddepozitimit të mbetjeve urbane, të cilët jetojnë pranë këtyre mbetjeve dhe përjetojnë çdo ditë shqetësimin e ndotjes së ajrit, tokës dhe ujit.
Në këtë aktivitet morën pjesë 28 persona, përfaqësues nga Bashkia e Beratit, DRM -ja, vetë komuniteti i prekur, media por kishte edhe mjaft mësues.
Objektivi kryesor i këtij trajnimi ishte, për ne, dhënia e instrumentëve, informacioneve dhe mjeteve të cilat janë në dispozicion të komunitetit për të mundësuar zbatimin e të drejtave të tyre mjedisore. E gjithë kjo me qëllimin final që komuniteti të ndërgjegjësohet dhe të mobilizohet i pari për të kërkuar të drejtat e tyre dhe për t’u bërë pjesë aktive e punës së organizatave mjedisore për përmirësimin së bashku të mjedisit ku jetojmë.
Po ashtu, AIC Shkodra, gjatë prezantimit vuri theksin tek rëndësia e aktivizimit qytetar, duke përdorur metoda legjitime, për të plotësuar kërkesat e tyre mjedisore. “Problematika e venddepozitimit të mbetjeve urbane në Berat nuk mund të shihet me prioritet nga Bashkia Berat apo nga institucione të tjera në rast se vetë komuniteti nuk ngre zërin për t’a bërë çështjen prioritet dhe të rëndësishme” u shpreh Znj. Alminda Mema
Trajnimi u realizua në mënyrë interaktive, me anë të ushtrimeve dhe trajtimit të rastit konkret në mënyrë që pjesëmarrësit të kuptonin praktikisht hapat që duhen ndërmarrë për kërkimin e informacioneve mjedisore, për përfshirjen e tyre në vendim-marrje mjedisore dhe për proçedurat e ankimimit administrativ dhe gjyqësor.
Gjatë prezantimit u diskutua shumë për mundësitë e përmirësimit të kushteve mjedisore në zonë. Ky venddepozitim i mbetjeve urbane shkakton tejmase ndotje në ajër dhe në tokë, pa përmendur ndikimin në ujrat nëntokësorë dhe sipërfaqësorë. “Aty, çdo pasdite dhe çdo darkë digjen mbeturinat duke shkaktuar një erë jashtzakonisht të rëndë” u shprehën banorët. “Jemi të shqetësuar për shëndetin tonë” u shpreh një banore në moshë të re e kësaj zone. Pavarësisht nga dëshira dhe nevoja për t’i dhënë zgjidhje të menjëhershme situatës, komuniteti kuptoi që hapat që duhen ndërmarrë në të ardhmen, duhet të jenë të njëpasnjëshme, të vazhdueshme, duke ndjekur rrugën ligjore, dhe që vetë banorët nuk duhet të dorëzohen në kërkimin e të drejtave të tyre.
Gjithashtu, meqënëse të ftuar ishin edhe përfaqësues të Bashkisë Berat, ky takim shërbeu mjaft edhe për t’u informuar me iniciativat e fundit të kësaj Bashkie lidhur me përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve urbane në Berat por edhe të vetë venddepozitimit të mbetjeve i cili është jashtë çdo parametri dhe standarti mjedisor. Znj. Denada Gjogu, specialiste e mjedisit pranë kësaj bashkie u bëri me dije banorëve se “Bashkia Berat është në marrëveshje e sipër me Komunën e Veronës për të zbatuar një projekt i cili do të integrojë konceptin e ndarjes së mbetjeve që në burim duke bashkëpunuar me firmën e menaxhimit të mbetjeve aktuale por edhe me bizneset e tjera të cilat do të marrin pa kosto mbetjet e ndara. Po ashtu, kemi menduar të punësojmë 40 të rinj të cilët do të merren me ndërgjegjësimin qytetar duke shkuar shtëpi më shtëpi për sensibilizimin e komunitetit për të bashkëpunuar. Ky projekt do të sjellë reduktim të sasisë së mbetjeve por edhe përfitime për biznesin. Projekti është gati, jemi në fazat përfundimtare për fillimin e tij”.
Ky lajm i mirë por edhe njohja e qytetarëve me të drejtat mjedisore që ata kanë, krijoi një atmosferë positive ndërmjet të pranishëmve duke i dhënë shpresa që situata mund të përmirësohet vërtet.
Meqenëse të pranishëm në aktivitet kishte edhe staf mësimdhënës, u shpreh qartë dëshira jonë që ky trajnim dhe materialet e shpërndara të shërbejnë më tutje për komunitetin sepse mësuesit mund të luajnë një rol kyq në transmetimin e informative tek brezat e rinj të kësaj zone. U sygjerua nga ana jonë që një nga orët ekstrakurrikulare në shkollë ti kushtohet çështjes së të drejtave mjedisore.
Ne jemi të bindur që me anë të edukimit dhe formimit të shoqërisë, mund të vijë ndryshimi dhe zhvillimi ndaj një ndër misionet tona si shoqëri civile do të vijojë të jetë edukimi.
Ky projekt është bërë i mundur nga një grant i REC në kuadër të programit SENiOR-A “Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri”. Ky program është financuar nga Qeveria Suedeze.
Voto gjelbër!
Starton projekti “Une do te votoj…dhe te votosh Gjelber ne zgjedhjet lokale 2015 eshte thelbesore per Cilesine e Jetes Time. Qellimi i ketij projekti eshte zhvillimi i nje fushate jo politike jo partiake ne angazhimin e qytetareve në çështje te ndryshme mjedisore dhe zhvillim te qendrueshëm në zgjedhjet lokale 2015!
Ky project I hartuar nga Qendra Eden, po zhvillohet ne disa qytetete të Shqipërisë, atje ku rrjeti I vigjilencës është I përhapur. Eshte hera e dytë që zhvillohet një project I tillë, që synon tërheqjen e vëmendjes së publikut të gjerë, sidomos atyre votues, si dhe të Kandidatëve për Kryetar Bashkie, të cilët ftohen të shikojnë realitetin me vërtetësi, të njohin problemet por edhe të mendojnë për zgjidhjen e tyre nëpërmjet programeve afatgjata e afatshkurtra që ata hartojnë.
Njohja e problematikës mjedisore, si hap I parë u bë nëpërmjet 400 pyetësorëve të cilët nëpërmjet pyetjeve të tyre synonin njohjen e ngritjen e problematikave mjaft shqetësuese për të rinjtë, por jo vetëm. Me këta pyetësorë u njohën edhe dy kandidatët e Beratit Z Kasëm Mahmutaj e Z Petrit Sinaj.
Por, për të ngritur problemet nuk u mjaftuam vetëm me konkluzionet që dilnin nga këto pyetësore, puna vazhdoi me forume rinore, siç e tregojnë edhe fotot. Këto forume u ngritën me të rinjtë e qytetit, student, prindër, nxënës, të vendosur në mjedise të hapura, kryesisht në natyrë. Nëpërmjet këtyre forumeve, që u përcollën edhe me flashmob, që synonin tërheqjen e vëmendjes së qytetarëve (të pasqyruara në faqen tonë të fcb), u tërhoq mendimi I të rinjve mbi ato që ata aspirojnë të rinjtë për ndryshim të shpejtë, nëpërmjet kryetarëve të rinj të Bashkisë.
Të tilla probleme të ngritura ishin; rritja e sipërfaqes së gjelbër, përmirësimi I cilësisë së jetës së të rinjve- të cilët aspironin për një jetë më aktive nëpërmjet kinemave, ambjenteve sportive etj; përmirësimi I ujit në Osum (eleminimi I aromave të këqia e papastërtive që ai sjell teksa kalon në qytet); menaxhimi I mbetjeve urbane e ato spitalore; përmirësimi I sistemit të kanalizimeve të ujërave të ndotura; përmirësimi I venddepozitimeve të mbetjeve urbane; etj
Kjo punë filloi që prej1 Majit e vazhdoi me prezantimin e projektit në datë 19 Maj. Forumi I parë u zhvillua më datë 25 Maj në ambjentet e shkollës së Medresesë, me të rintë. Forumi I dytë u zhvillua më datë 27 Maj, në ambjentet e brendshme e të jashtme të Universitetit UFO. Më datë 1 Qershor u zhvillua një forum me prindër, mësues e të rinj , pjesë e shkollës “Llambi Goxhamani”.
Më datë 5 Qershor, pati një tjetër forum me të rinj, në ditën e Mjedisit, para Pallatit të kulturës, ku u prezantuan edhe dy flash mobe po atë ditë;
https://www.youtube.com/watch?v=gAN4bMT9NXI&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=HjuUJOpHqds
Një tjetër forum është zhvilluar më datë 6 Qershor me të rinjtë e qytetit, para bibliotekës “Vehxhi Buharaja”.
Gjithashtu të rinjtë tanë (vullnetarë), kanë qenë të pranishëm në mitingje të partive të djathta e të majta, sic kanë qenë në datat 27 Maj,31 Maj, 12 Qershor.
Këto aktivitete u pasqyruan edhe në median lokale, tek Glob TV.
“Tryezë diskutimi” Të identifikojmë mundësitë për përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve spitalore në vend!
Qellimi i takimit ishte diskutimi në mënyrë vizionare mbi menaxhimin e mbetjeve spitalore në vend, duke marrë në konsideratë këndvështrimin e aktorëve të ndryshëm të përfshirë në këtë skemë, në mënyrë që të vazhdohet të lobohet për përmirësime dhe investime në sektor.
Kjo tavoline erdhi si vazhdimësi e publikimit të raportit “Vlerësimi i analizës mbi menaxhimin aktual të mbetjeve spitalore në 5 qytete të vendit ”, marrëdhënies së mirë bashkëpunuese të krijuar midis ISHMP-së dhe “Rrjetit të Vigjilencës”, punës së konsiderueshme të ISHSH-së në monitorimin e kompanive trajtuese të mbetjeve, si dhe nga fryma bashkëpunuese e subjekteve prodhuese për të zbatuar ligjin.
Aktiviteti nisi në orën 11, ditën e premte datë 24.04.2015. Në të morën pjesë përfaqësues të Shoqatës “Për Mirëqënie Sociale dhe mjedisore”, Rrjeti i Vigjilencës, përfaqësues të ISHMP, Bashkisë Berat, ISHSH, Spitalit Rajonal të Beratit. Pasi Shoqata “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore”, bëri një prezantim të aktiviteteteve e fokusit të punës së saj, u kalua tek puna e realizuar mbi mbetjet spitalore.
Nga biseda u vu në pah prablematika e menaxhimit të mbetjeve spitalore, në Berat. Situata e vështirë sidomos në sektorin privat, por edhe në spitalin Rajonal ka probleme të mëdha. Të tilla mund të përmenden : grumbullimi i mbeturinave spitalore (kapacitetet njerëzore, e përgjegjësia eindividuale e personave përgjegjës); mungesa e ndërgjegjësimit të popullatës e cila vjen pranë spitaleve për t u kurua;, përmirësim i kushteve të magazinimit të mbetjeve; përmirësimi i punës nga ana e firmave menaxhuese për mbetjet; mungesa etj.
Inspektoriati gjatë periudhës së krijuar (2 vjet), kishte monitoruar vetëm dy herë e monitorimi i fundit ishte kryer në Nëntor 2014 ku në të ishin monitoruar Spitali Rajonal dhe 40 aktivitete private.
Nga propozimet e bëra u propozuan : Ngritja e land-filleve në rajone (rajonal); ngitja e pikave përpunuese paraprake nëpika të caktuara për të përpunuar paraprakisht produktin (për ta kthyer atë në të parrezikshëm); edukimi i fëmijëve nëpër shkolla mbi rrezikshmërinë e mbetjeve spitalore e mënyrën e menaxhimit të tyre; si dhe edukimi i sistemit sanitar e infermier.
Te gjitha konkluzionet e nxjerra nga takimi, do t i bashkohen konkluzioneve që do të dalin nga tavolinat e diskutimit në qytete të tjera të Shqipërisë, ku “Rrjeti i Vigjilencës” është prezent.