Deklaratë për shtyp
Berat, më 5/6/2017
Drejtuar publikut të gjerë e institucioneve shtetërore!
Sot, më date 5 Qershor 2017- Ditën Botërore të Mjedisit, kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë publikisht se organizata “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat, ka nisur zbatimin e projektit të saj më të fundit: “Një sy për Mjedisin”.
Raport Vlerësues mbi Parkun Kombëtar të Tomorrit
Ky raport vlerësues mbi vlerat ekologjike, floristike, gjeologjike vjen pas një pune të gjatë kërkimore e vlerësuese i doktorave të shkencës: Zj Ermelinda Mahmutaj- Biologe, Z Ton Deda- doktor shkencash në fushën e gjeologjisë, Z Fatos Nako- Inxhinier pyjesh e drejtor i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura në Berat, si dhe projektit të zbatuar nga organizata “Për Mirëqënie Sociale e Mjedisore” Berat (PMSM).
Ai ka si qellim kryesor dhënien e informacionit tregues mbi pasuritë që mbart mali i Tomorrit në aspektin floristik, gjografik, gjeo-morfologjik, hidro-logjik etj, por edhe për problematikat që sjell shfrytëzimi i gurit e pllakave gëlqerore, cënimin ekosistemeve, rezervave ujore si dhe aspektin menaxherial të Zonës së Mbrojtur.
Raporti identifikon vlerat e pasuritë natyrore e kësaj zone, por përtej kësaj jep edhe arsyet përse organizata ka ndërmarrë këtë projekt kundër krimit mjedisor, si i pari projekt që realizohet nga organizatat e shoqërisë civile e targetuar në malin e Tomorrit.
Gjthashtu në material jepen edhe rekomandime për institucionet monitoruese e ligjzbatuese, të cilat kanë bashkëpunuar përgjatë zbatimit të këtij projekti në qytetin e Beratit duke e lehtësuar zhvillimin e tij.
Organizata nëpërmjet këtij projekti ka dhënë mesazhin që njohja e vlerave mjedisore, edukimi i brezave me luftën kundër krimit mjedisor, rritja e kapaciteteve të vetë inspektorëve mjedisor, con në reduktim e krimit mjedisor.
Në kuadër të kësaj përpjekje urojmë që ky raport të jetë i vlefshëm jo vetëm për institucionet shtetërorë por edhe për cdo qytetar të thjeshtë, student apo nxënës që është i shqetësuar për mjedisin, pasuritë e tij.
Read More »Berat, tryezë e rrumbullakët për krimin mjedisor
Në qytetin e Beratit, në datën 15 mars 207, u zhvillua tryeza e rrumbullakët në kuadër të projektit “Ulja e Krimit Mjedisor nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të agjensive ligjzbatuese, në Parkun Kombëtar të Tomorrit”, financuar nga Bashkimi Evropian si pjesë e programit ACHIVE, të zbatuar nga REC Shqipëri.
Read More »Fuqizimi i shoqërisë civile në vendimmarrje
Botuar nga Organizata “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” – (FSEW) Berat me 31 Mars 2017.
Pjesëmarrja qytetare është një term përcaktues për fuqinë e qytetarëve, duke qenë se ajo shkon përtej thjesht rolit vëzhgues dhe pjesëmmarjes joaktive, por sepse publiku është një aktor aktiv që ka fuqinë të ndryshojë dhe të influencojë mënyrën sesi menaxhohen çështjet publike.
Read More »Fushatë promocionale në kuadër të projektit “Ulja e Krimit mjedisor në Parkun Kombëtar të Tomorrit”
Fushatë promocionale në kuadër të projektit “Ulja e Krimit mjedisor në Parkun Kombëtar të Tomorrit” që zbaton organizata “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” si pjesë e programit ACHIEVE – Qendra Rajonale e Mjedisit REC Shqipëri, financuar nga Bashkimi Evropian.
Përfshirja e angazhimi i vullnetarëve tëorganizatës në mesazhe promocionale, në luftën kundër Krimit Mjedisor, i filluar më datë 27 Janar 2016, shërbeu si rifillim i mesazheve promocionale që organizata „Për Mirëqënie Socile dhe Mjedisore“- Berat po jep për publikun beratas, kundër Krimit Mjedisor .
Read More »MALI I TOMORRIT
Te inkurajojme ruajtjen e mjedisit, denoncimin e krimit mjedisor, bashkerendimin e punes per t’i ardhur ne ndihme forcimit te legjislacionit shqiptar, forcimit te ligjit ne Parkun Kombetar te Tomorrit, per te ndikuar sadopak ne uljen e krimit mjedisor, qe te mos kemi pamje te tilla, si kjo qe po ndiqni.
Read More »Rast denoncues: NDOTJA E LUMIT OSUM
Kjo video e ardhur ne organizate, tregon qartazi se si ndotet lumi Osum nga mbetjet urbane, duke rrezikuar ndotje masive jo vetem te ujit, por edhe te tokes e ajrit. Lumi Osum eshte nje oaz i vertete per boten bimore te tij e cila ushqen mjaft peshq e gjallesa te tjera qe vijne edhe ne tryezat beratase.
Read More »Zhvillohet trajnimi me temë: “Youngsters awareness on Environment Crime”
Mbyllet ne Berat takimi i filluar më datë 23 Nëntor 2016 me të rinjtë e Qendrës Rinore Berat. Duke parë interesin e madh të të rinjve në Pallatin e Kulturës, seminari u vazhdua më datë 30.11.2016, në ambjentet e hapura të shkollave kryesore të mesme të qytetit.
Tematika e takimit ishte informues për të rinjtë e moshave 16-18 vjeç, mbi përkufizimin e Krimit Mjedisor, njohjen me Legjislacionin i cili mbështet luftën kundër Krimit Mjedisor, forcimin e legjislacionit Horizontal dhe Promovimi i OSHCve. Kjo e fundit u realizua nga një bashkëpunim e prezencë të organizatës Milieukontakt përfaqësuese e të cilës ishte Znj. Rezarta Ago. Të ftuar ishin edhe përfaqësues të Bashkisë, DAR-Berat, mësues e përfaqësues të Avokatit të Popullit dhe të OJF-ve në Berat.
Në takimet informuese të organizuara mëdatë 30 Nëntor në ambjentet e dy shkollave të mesme : “Bab Dud Karbunara” dhe “Kristaq Capo”, ku morrën pjesë më shumë se 120 nxënës të viteve të larta, pati një interest të madh për të njohur e diskutuar raste konkrete në lidhje me denoncimet që ata sillnin si shembuj ilustrues. Në këtë takim organizata prezantoi rastin e Krimit Mjedisor të ndodhur në malin e Tomorrit (nëpërmjet videos së përgatitur) si dhe rastin e përcjellë nga qytetarët mbi ndotjen masive të lumit Osum, nga mbetjet urbane.
Duke e vënë veten në rolin e një gazetar terreni, nxënësit ndërtuan lajmin denoncues, informues e sensibilizues, duke zhvilluar edhe një mini-konkurs midis tyre. Gazetarja Znj. Erjola Azizolli dha mendimin e saj në lidhje me mënyrën profesionale të shkrimit të lajmit, për të përcjellë sa më mirë atë që duam të shprehim për publikun e gjerë.
Prania e Znj. Arsiola Dyrmishi, me njohuritë e saj juridike idha edhe tempin e duhur pritshmërive të nxënësve, për të mësuar më shumë mbi Legjislacionin Kombëtar e Ndërkombëtar si dhe Konventat e aktet ligjore që përcjellin informacion mjedisor.
Këto takime janë realizuar nga organizata, si pjesë e programit #ACHIEVE- REC Shqipëri, mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian.
Seminar me uniformat blu Drejtorisë së Policisë Rajonale të Qarkut Berat
Në qytetin e Beratit, më datë 18/10/2016, në sallën e mbledhjeve të Drejtorisë së Policisë Rajonale të Qarkut Berat u organizua një seminar në kuadër të ciklit të trajnimeve: “Rritja e kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese, që monitorojnë e mbrojnë mjedisin, në luftën kundër Krimit Mjedisor”.
Read More »Aktivitet sensibilizues në pellgun Berat- Bogovë, mbi denoncimin e krimeve mjedisore
Ditën e enjte, organizata “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat, në kuadër të projektit “Ulja e krimit mjedisor nepermjet rritjes se kapaciteteve te agjensive ligjzbatuese, ne Parkun Kombetar te Tomorrit”, si pjesë e programit ACHIEVE – REC Shqipëri, financuar nga Bashkimi Evropian, ndau me banorët e zonave përreth promocionin e saj.
Promocioni i saj kishte për qellim informimin e banorëve të kësaj zone mbi rëndësinë e ruajtjes së Parkut Kombëtar të Tomorrit, vlerave të tij të florës, faunës, turistike, folklorike, historike. Këto vlera promovoheshin nërmjet fletëpalosjeve, të cilat nuk sillnin vetëm anën tërheqëse të Parkut Kombëtar, por mbi të gjitha apelonin për problematikën e tij: Shkatërrimi, ndërhyrja në të është Krim Mjedisor- vepër penale.
Linku “Denonco Krimin Mjedisor”, erdhi në posterin që u vendos përgjatë rrugës nacionale Berat- Bogovë, rrugë përgjatë të cilës ka firma grumbulluese të gurit gëlqeror që vjen nga mali i Tomorrit, si dhe firma me materiale ndërtimi që kanë lidhje me gurin.
Ky link i vendosur për t i ardhur në ndihmë banorëve të zonave të këtij pellgu të rëndësishëm do t’ i informojë më lehtë institucionet monitoruese të mjedisit e inspektorët e zonës, ashtu sikurse mund të përdoret edhe nga çdo kalimtar apo turist që vjen e mund të dallojë një krim mjedisor.
Ky promocion në terren është duke u gërshetuar edhe me aktivitete që synojnë ngritjen e kapaciteteve të këtyre institucioneve si AdZM, ISHMP, polici, shkolla etj.
Promovimi i spotit televiziv https://www.youtube.com/watch?v=eChH6Qkytrw&feature=youtu.be është duke u prezantuar edhe për banorët e Beratit në televizionin local #Televizioni Glob.
Ky promocion nisi në këtë zonë e do të vazhdoj më tej, në muajt në vazhdim.
Erjola Azizolli
Informim per organizaten “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat