Rast denoncues: NDOTJA E LUMIT OSUM
Kjo video e ardhur ne organizate, tregon qartazi se si ndotet lumi Osum nga mbetjet urbane, duke rrezikuar ndotje masive jo vetem te ujit, por edhe te tokes e ajrit. Lumi Osum eshte nje oaz i vertete per boten bimore te tij e cila ushqen mjaft peshq e gjallesa te tjera qe vijne edhe ne tryezat beratase.
Read More »Zhvillohet trajnimi me temë: “Youngsters awareness on Environment Crime”
Mbyllet ne Berat takimi i filluar më datë 23 Nëntor 2016 me të rinjtë e Qendrës Rinore Berat. Duke parë interesin e madh të të rinjve në Pallatin e Kulturës, seminari u vazhdua më datë 30.11.2016, në ambjentet e hapura të shkollave kryesore të mesme të qytetit.
Tematika e takimit ishte informues për të rinjtë e moshave 16-18 vjeç, mbi përkufizimin e Krimit Mjedisor, njohjen me Legjislacionin i cili mbështet luftën kundër Krimit Mjedisor, forcimin e legjislacionit Horizontal dhe Promovimi i OSHCve. Kjo e fundit u realizua nga një bashkëpunim e prezencë të organizatës Milieukontakt përfaqësuese e të cilës ishte Znj. Rezarta Ago. Të ftuar ishin edhe përfaqësues të Bashkisë, DAR-Berat, mësues e përfaqësues të Avokatit të Popullit dhe të OJF-ve në Berat.
Në takimet informuese të organizuara mëdatë 30 Nëntor në ambjentet e dy shkollave të mesme : “Bab Dud Karbunara” dhe “Kristaq Capo”, ku morrën pjesë më shumë se 120 nxënës të viteve të larta, pati një interest të madh për të njohur e diskutuar raste konkrete në lidhje me denoncimet që ata sillnin si shembuj ilustrues. Në këtë takim organizata prezantoi rastin e Krimit Mjedisor të ndodhur në malin e Tomorrit (nëpërmjet videos së përgatitur) si dhe rastin e përcjellë nga qytetarët mbi ndotjen masive të lumit Osum, nga mbetjet urbane.
Duke e vënë veten në rolin e një gazetar terreni, nxënësit ndërtuan lajmin denoncues, informues e sensibilizues, duke zhvilluar edhe një mini-konkurs midis tyre. Gazetarja Znj. Erjola Azizolli dha mendimin e saj në lidhje me mënyrën profesionale të shkrimit të lajmit, për të përcjellë sa më mirë atë që duam të shprehim për publikun e gjerë.
Prania e Znj. Arsiola Dyrmishi, me njohuritë e saj juridike idha edhe tempin e duhur pritshmërive të nxënësve, për të mësuar më shumë mbi Legjislacionin Kombëtar e Ndërkombëtar si dhe Konventat e aktet ligjore që përcjellin informacion mjedisor.
Këto takime janë realizuar nga organizata, si pjesë e programit #ACHIEVE- REC Shqipëri, mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian.
Zhvillohet trajnimi “Njohja e Legjislacionit Mjedisor, Krimi Mjedisor”
Organizata ”Për Mirëqenie Sociale dhe Mjedisore” zhvilloi trajnimin “Njohja e Legjislacionit Mjedisor, Krimi Mjedisor”, si pjesë e programit #ACHIEVE të zbatuar nga REC Shqipëri dhe mbështetur financiarisht nga European Union in Albania.
Me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi Legjilacionin Mjedisor, Krimin Mjedisor, Ligjet Nderkombëtare e vendase ku mbështetet e drejta mjedisore, në trajnim morën pjesë përfaqësues të institucioneve, përfaqësues të shoqërisë civile, Qendra Rinore Berat, Shkolla e mesme “Kristaq Capo”, Drejtori Arsimore dhe Bashki
“Trajnim mbi rritjen e kapaciteteve të Uniformave Blu në Urën Vajgurore, Berat”
Bazuar në kalendarin e aktiviteteve të organizatës “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat, pjesë e paketës së punës së projektit : “Ulja e krimit mjedisor nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese, në Parkun Kombëtar të Tomorrit”, si pjesë e programit ACHIEVE – REC Shqipëri, financuar nga Bashkimi Evropian, stafi i organizatës organizoi në Urën Vajgurore, me forcat e rendit të Urës dhe Kuçovës trajnimin: “Rritja e kapaciteteve të Uniformave Blu, në luftën kundër Krimit Mjedisor” .
Të pranishmëve në këtë aktivitet, iu prezantuan në mënyrë profesionale, njohuri juridike, njohuri mbi Ligjet mjedisore dhe Legjislacionit Mjedisor vendas e ndërkombëtar nga juristja e organizatës Znj. Arsiola Dyrmishi dhe menaxherja e projektit Zn.j Erjola Azizolli. Në trajnim morrën pjesë rreth 11 përfaqësues të forcave të rendit si komisar policie të Kuçovës, Urës Vajgurore, shefa policie dhe sekretare të komisariateve.
Duke qenë se që në fillimet e punës së saj, kjo organizatë, nëpërmjet këtij projekti ka synuar rritjen e kapaciteteve të forcimit të ligjit në Parkun Kombëtar të Tomorrit, në mënyrë që të ulet sadopak shpeshtësia e krimit mjedisor në të si dhe forcimin e rrjetit rajonal të inspektorëve të mjedisit, leje-lëshuesve, forcave të rendit, agjencive ligjzbatuese e monitoruese për të luftuar krimin mjedisor, ne kemi ndërmarrë që prej muajit shtator këtë cikël trajnimesh, të ndërthurrur edhe me sensibilizim direkt në zonat e prekura si: Vërtop, Roshnik, Bogovë duke shpërndarë postera që informojnë publikun mbi mënyrën e re të denonocimit të Krimit Mjedisor, nëpërmjet aplikacionit të ri në faqen e organizatës : www.natyraberat.org.
Gjatë këtij trajnimi të zhvilluar, u diskutua kuadri ligjor Evropian në mbrojtjen e Mjedisit. I krahasuar me kuadrin ligjor shqiptar si dhe mbi figurat e veçanta të veprave penale në kreun IV të KPRSH si dhe nevojën e për përmirësim të këtyre dispozitave me qëllim harmonizimin me Legjislacionin Evropian, por edhe si përgjigje efikase ndaj krimit mjedisor.
Nga inspektorët e policisë u diskutua mbi guroret në zonën e Urës Vajgurore dhe problematikën e krimit mjedisor të krijuar për shkak të tyre. Gjithashtu u diskutua fakti që problematika qëndron në vështirësinë për të provuar ndotjen mjedisore, ndërkohë që subjektet që operojnë janë të pajisur me dokumentacion nga ministria e linjës.
Inspektorët e policisë u shprehën se ky trajnim ishte i domosdoshëm duke qënë se të gjithë aktorët institucionalë duhet të marrin përgjegjësitë si dhe të kryejnë detyrat funksionale në zbatim të ligjit në mënyrë që krimi mjedisor të parandalohet, ose të ndëshkohet në rastet kur qasja parandaluese dështon.
Për organizatën “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat
Arsiola DYRMISHI
Jurist,National Food Authority
PhD Candidate in Public Law
Contact: 00355684600263
Read More »
Seminar me uniformat blu Drejtorisë së Policisë Rajonale të Qarkut Berat
Në qytetin e Beratit, më datë 18/10/2016, në sallën e mbledhjeve të Drejtorisë së Policisë Rajonale të Qarkut Berat u organizua një seminar në kuadër të ciklit të trajnimeve: “Rritja e kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese, që monitorojnë e mbrojnë mjedisin, në luftën kundër Krimit Mjedisor”.
Read More »“Ulja e krimeve mjedisore nëpermjet rritjes së kapaciteteve të agjensive ligjzbatuese, në Parkun Kombëtar të Tomorrit”
Dje, më datë 06.10.2016 u zhvillua në ISHMP trajnimi mbi krimin mjedisor në kuadër të programit ACHIEVE – REC Albania, financuar nga Bashkimi Evropian. Pas AdZM, cikli i trajnimeve në kuadër të forcimit të kapaciteteve të agjensive ligjzbatuese, u zhvendos në ambjentet e ISHMP- Berat.
forcimi-i-agjensive-ligjzbatuese
Read More »Aktivitet sensibilizues në pellgun Berat- Bogovë, mbi denoncimin e krimeve mjedisore
Ditën e enjte, organizata “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat, në kuadër të projektit “Ulja e krimit mjedisor nepermjet rritjes se kapaciteteve te agjensive ligjzbatuese, ne Parkun Kombetar te Tomorrit”, si pjesë e programit ACHIEVE – REC Shqipëri, financuar nga Bashkimi Evropian, ndau me banorët e zonave përreth promocionin e saj.
Promocioni i saj kishte për qellim informimin e banorëve të kësaj zone mbi rëndësinë e ruajtjes së Parkut Kombëtar të Tomorrit, vlerave të tij të florës, faunës, turistike, folklorike, historike. Këto vlera promovoheshin nërmjet fletëpalosjeve, të cilat nuk sillnin vetëm anën tërheqëse të Parkut Kombëtar, por mbi të gjitha apelonin për problematikën e tij: Shkatërrimi, ndërhyrja në të është Krim Mjedisor- vepër penale.
Linku “Denonco Krimin Mjedisor”, erdhi në posterin që u vendos përgjatë rrugës nacionale Berat- Bogovë, rrugë përgjatë të cilës ka firma grumbulluese të gurit gëlqeror që vjen nga mali i Tomorrit, si dhe firma me materiale ndërtimi që kanë lidhje me gurin.
Ky link i vendosur për t i ardhur në ndihmë banorëve të zonave të këtij pellgu të rëndësishëm do t’ i informojë më lehtë institucionet monitoruese të mjedisit e inspektorët e zonës, ashtu sikurse mund të përdoret edhe nga çdo kalimtar apo turist që vjen e mund të dallojë një krim mjedisor.
Ky promocion në terren është duke u gërshetuar edhe me aktivitete që synojnë ngritjen e kapaciteteve të këtyre institucioneve si AdZM, ISHMP, polici, shkolla etj.
Promovimi i spotit televiziv https://www.youtube.com/watch?v=eChH6Qkytrw&feature=youtu.be është duke u prezantuar edhe për banorët e Beratit në televizionin local #Televizioni Glob.
Ky promocion nisi në këtë zonë e do të vazhdoj më tej, në muajt në vazhdim.
Erjola Azizolli
Informim per organizaten “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat
Seminar sensibilizues ne ambjentet e AdZM – Berat/Forcimi i punes se organeve kopetente ne mbrojtje te Zonave te Mbrojtura
“DENONCO KRIMET MJEDISORE” shërbimi më i ri online i organizatës sonë
Në mbështetje të luftës kundër krimit mjedisor vjen në qytetin e Beratit linku më i ri denoncues “DENONCO KRIMET MJEDISORE” , i cili është pjesë e faqes së organizatës “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat, në kuadër të zbatimit të projektit:
“Ulja e krimit mjedisor nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të agjensive ligjzbatuese, në Parkun Kombëtar të Tomorrit”
Ky projekt vjen si pjesë e programit Achieve – REC Shqipëri dhe financohet nga Bashkimi Evropian.
Nëpërmjet këtij linku, çdo qytetar apo punonjës i administratës publike e më gjerë, si vizitor apo kalimtar në qytetin e Beratit, mund të shpërndajë informacion problematik mjedisor duke i garantuar publikut të jetë pjesë njoftimit, për të qënë pjesë e problemit e duke sjellë më shpejt shqetësimin e interesave të gjera në zona të prekura në nivel vendor.
Ky link do të shërbejë për një komunikim më të shpejtë, për marrje informacioni me qellim mbrojtjen e mjedisit e reduktimin e parandalimin e krimit mjedisor. Ky informacion vjen pas marrëveshjes së bashkëpunimit me institucionet vendore si ISHPM, Bashkia Berat, Këshill Qarku Berat, ARM, DRM, Prefekturë dhe AdZM dhe do t’i shërbejë atyre për të përmirësuar bashkëpunimin ndërinstitucional, por edhe për të rritur vigjilencën ndaj mjedisit e problemeve të mprehta, që janë pjesë e veprave penale : Krim Mjedisor.
Këtij linku, në muajin shtator do t’i bëhet publicitet më i madh në mënyrë të drejtpërdrejtë nëpërmjet fletëpalosjeve e materialeve të tjera informuese e ndërgjegjësuese. Gjithashtu fushata informuese do të jetë e përhapur edhe në shkolla publike, te të rinjtë e Universitetit të cilët mund të përcjellin informacion te klasifikuar si “Krim Mjedisor”, duke dashur të jenë pjesë e informimit publik dhe denoncimit të problemit e parandalimit të krimit mjedisor.
Ky link vjen në ndihmë dhe në mbështetje të drejtpërdrejtë të punonjësve, që monitorojnë krimet mjedisore si Rojet mjedisore të AdZM apo inspektorëve të ISHMP, si dhe në mbështetje të Policisë së Shtetit, duke kontribuar kështu në një mirëinformim të tyre në kohë reale.
Jeni të mirëpritur në faqen tonë të internetit: www.natyraberat.org
http://mjedisisot.info/index.php/te-tjera/aktiviteti-njerezor/1728-per-mireqenie-sociale-dhe-mjedisore-denonco-krimet-mjedisore
Read More »
Festohet e promovohet Dita Ndërkombetare e Rojeve Mjedisore
Ditën e diel , datë 31 Korrik 2016, me rastin e Ditës Ndërkomëtare të Rojeve Mjedisore, në shëtitoren e qytetit të Beratit, në një nga stendat e panairit të organizuar nga Bashkia Berat, u prezantua puna e bërë nga Rengersat e Administratës Rajonale të Zonave te Mbrojtura Berat (AdZM- Berat).
Dita Nderkombetare e Rojeve Mjdisore1
Read More »