Reportazh: “Na ishte njëherë…… “
U nisëm në një ditë të bukur vere për të shkuar në Tomorr, me shpresën se do të udhëtonim në një vend të bukur që s’e kishim parë ndonjëherë.
Rruga deri te ndarja nga rruga nacionale që të çon në qytetin e Skraparit, atje ku shkruhej TEQEJA, ishte shume e mirë. Panorama e bukur na shoqëronte ngado , freskia e mengjesit na përkëdhelte fytyrën duke na e bërë të bukur rrugëtimin.
Shigjeta që ndante botët ishte e shtrembët, duke na paralajmëruar që ajo që vinte s do të ishte e bukur.
Teqeja, është e njohur nga të gjithë, ashtu si dhe gjurma e Abaz Aliut, ashtu si dhe gojëdhënat për malin e bekuar nga Perëndia: Tomorrin. Legjendat për të janë të parat gjëra që i tregonim turistave që na dëgjonin me mjaft kuriozitet e kërshëri në një vend kaq të bukur postkomunist.
Parku Kombëtar I Tomorritështë I vendosur në rajonin malor jugor të Shqipërisë. Kufijtë e tij janë vendosur nga një VKM Nr 472, datë 18.07.2012. Sipërfaqja e tij është rreth 24. 723.1 ha, ku përfshihen parqet e Beratit, Skraparit, Elbasanit.
Si Park Komëtar ai I përket kategorisë së II-të, ku përfshihen 12 Monumente Natyre (Kategoria e III e Zonave të Mbrojtura). Pyjet janë habitati më I bollshëm brenda parkut, I populluar kryesisht nga ahu, pishat epyje të përzier.
Për të vlerësuar vlerat e Parkut nuk është e nevojshme të jesh ekspert I biodiversitetit që është I shumëllojshëm dukshëm, me peisazhe unike e të papërsëritshme.
Habitatet e ndryshme strehojnë lloje të ndryshme bimësh, shoqërime bimore dhe grupe të gjëra të faunës. Mbulesa bimore në zonën e parkut është e pasur nga ndryshimet në lartësi.
Llojshmëria e lartë I habitateve brenda Parkut Kombëtar të malit të Tomorrit ndikon në llojshmërinë e llojeve që përbëjnë faunën e vetë zonës.
Por këto janë vlera, e ne s mund të flasim për to pa folur për dhimbjen që ndjenim duke i’ u afruar gjithmonë e më shumë këtyre perlave.
Sa më shumë që ngjiteshim, aq më shumë ndjenim erën e pluhurit të rrugëve të pakalueshme me makinave familjare. Makinat e mbushura me pllaka, diku të mbuluara e diku të pambuluruara, që na shikonin egër teksa ngjiteshim, shtoheshin e bashkë me to mali I Tomorrit i’a linte vendin nje “guroreje” të madhe, të zhveshur, të bardhë (nga gurët e hedhur) e të shfrytëzuar që s do ta kishe imagjinuar kurrë se do të ishte aty, në zemër të Tomorrit.
Kemi qënë përherë krenar se ishim beratas, se ishim rritur me ajër të freskët e ujë burimesh, por kurrë nuk e kishim prekur rrënimin, shkatërrimin, shfrytëzimin e atij që gojë s mund të kishte. Ishte mali I Tomorrit, mali I vlerave , nderi dhe krenaria shqiptare e jo vetëm e beratasve, mali I shenjtë që mirëpriste mjaft të huaj e vendas cdo ditë të gushtit, mali I “thërrmuar” që kafshohej pak nga pak nga njerëz të pashpresë që nxirrnin jetesën duke nxjerrë gurë, mali I pelegrinazhit për besimtarët e shumtë që lëngontë nga erozioni e degradimi, por që ende mbahej hijerëndë me shpresën për pak harmoni midis natyrës e njeriut jo vetëm për ne por edhe për brezat që do të vijnë, me shpresën e madhe që një ditë “Zotat” do ndalojnë ta kene një gurore atë.
Nga organizata “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore”
Read More »
Nënshkruhet në Berat :”Memorandumi i Bashkëpunimit” midis organizatës “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” dhe institucioneve: Bashkia Berat, Prefektura Berat, ISHMP, DAR, AdZM
Nenshkruhet ne Berat :”Memorandumi i Bashkepunimit” midis organizates “Per Mireqenie Sociale dhe Mjedisore” dhe institucioneve: Bashkia Berat, Prefektura Berat, ISHMP, DAR, AdZM, ne pranine e perfaqesuesve te ARM, Komisionerit te Avokatit te Popullit .
Ky memorandum vlereson si prioritet te perbashket rendesine e zonave te mbrojtura ne Parkun Kombetar te Tomorrit per t i ardhur ne ndihme forcimit te legjislacionit shqiptar per te patur nje mjedis te qendrueshem nepermjet rritjes se kapaciteteve te agjensive ligjzbatuese.
Ky Memorandum konsideron qellim te perbashket ruajtjen e interesave te ligjshme ne Zonat e Mbrojtura , si nje pasuri Kombetare me nje status te vecante.
Duke e konsideruar situaten e demtimit te vlerave mjedisore ne kete zone nje emergjence , Memorandumi nenvizon vullnetin e perbashket dhe nevojen e bashkepunimit per reduktimin e kimeve mjedisore dhe parandalimin e tyre ne te ardhmen. Ky projekt realizohen ne kuader te programit Achieve ( #ACHIEVE) – REC Shqiperi @REC Shqiperi , financuar nga Bashkimi Evropian @European Union in Albania.
Artikullin e gjeni te botuar ne portalin Mjedisi Sot ne linkun: http://mjedisisot.info/index.php/te-tjera/aktiviteti-njerezor/1660-memorandum-bashkepunimi-per-uljen-e-krimeve-mjedisore-nepermjet-rritjes-se-kapaciteteve-te-agjencive-ligjzbatuese-ne-parkun-kombetar-te-tomorrit
Read More »Mbahet takimi i parë me përfaqësues të pushtetit vendor e institucione vendore
Mbahet takimi i parë me përfaqësues të pushtetit vendor, përfaqësues të Këshillit të Qarkut, Prefekturës, Policisë, Bashkisë, ARM-së, ISHMP-së, Ujësjellësit të qytetit të Beratit dhe përfaqësues të organizatës “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat.
Në këtë takim organizata kishte si qellim të saj vendosjen e kontakteve me përfaqësuesit e mësipërm, të cilët janë ata që merren drejtpërsëdrejti me problemet e zbatimit të legjislacionit shqiptar.
Mbrojtja e mjedisit është një prej synimet e punës jo vetëm për organizatën tonë jo qeveritare, por edhe për institucionet e ngritura në mbështetje të monitorimit të ligjeve, të cilat në përditshmërinë e tyre ndeshen edhe me krimin mjedisor. Marrja e gurëve dekorativë, në mënyrë të paligjshme, dëmton rëndë e në mënyrë të pakthyeshme biodiversitetin në zonat e mbrojtura, duke u cilësuar nga përfaqësuesit e AdZM si “Krim Mjedisor”, të cilët e kanë dhënë të parët alarmin për këtë fenomen.
Ky takim synoi inkurajimin e dialogut, bashkëpunimit, shkëmbimit të eksperiencave të punës, informcioneve, në mënyrë që të mbështesë në mënyrë efikase e efektive reduktimin e fenomenit të krimit mjedisor në zonën e Tomorrit.
Kjo zonë njihet si Park Kombëtar, e është një nga perlat shqiptare, e njohur jo vetëm nga banorët, por edhe nga të huajt të cilët e vizitojnë masivisht atë, njohur edhe si vend pelegrinazhi – Teqeja e Abaz Aliut, në zonën jugore të malit Tomorr. Vlerat e zonës janë të njohura si në faunën e florën e tyre ashtu si edhe me numrin e madh të monumenteve të natyrës që gjendet në këtë Park Kombëtar.
E që të vazhdojmë t ‘i kemi të paprekura edhe për brezat e tjerë, ka ardhur koha të themi ndal “Krimit Mjedisor”, duke rritur kapacitetet e agjensive ligjëzbatuese; forcimin e rrjetit rajonal të inspektorëve të mjedisit, leje-lëshuesve, gjykatësve, prokurorëve për të ulur sadopak shpeshtësinë e krimit mjedisor në të.
Ky projekt do të ofrojë ndihmë në zhvillimin e legjislacionit mjedisor, forcimin dhe zbatimin e legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar, monitorimin e ecurisë dhe kontrollin e përputhshmërisë; përafrimin dhe zbatimin e acquis mjedisore të BE në luftën ndaj krimit mjedisor.
Projekti financohet nga Bashkimi Evropian, në kuadër të programit Achieve, nën mbështetjen e REC Shqipëri.
Organizata: “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat
Read More »
“Seminar per te drejtat mjedisore, ne zonen e venddepozitimit te mbetjeve urbane”
Në kuadër të zbatimit të projektit « Së bashku, një sy për mjedisin » Shoqata “Për mirëqenie sociale dhe mjedisore, Berat” së bashku me “Qendrën e Informacionit Aarhus Shkodër” (AIC Shkodër), organizuan trajnimin e dytë mbi Konventën e Aarhusit në Berat. Pas trajnimit me komunitetin e Uznovës në 2014, u pa e nevojshme që një trajnim të tillë t’iu ofrohej edhe komunitetit të prekur nga ndotja krijuar pranë venddepozitimit të mbetjeve urbane, të cilët jetojnë pranë këtyre mbetjeve dhe përjetojnë çdo ditë shqetësimin e ndotjes së ajrit, tokës dhe ujit.
Në këtë aktivitet morën pjesë 28 persona, përfaqësues nga Bashkia e Beratit, DRM -ja, vetë komuniteti i prekur, media por kishte edhe mjaft mësues.
Objektivi kryesor i këtij trajnimi ishte, për ne, dhënia e instrumentëve, informacioneve dhe mjeteve të cilat janë në dispozicion të komunitetit për të mundësuar zbatimin e të drejtave të tyre mjedisore. E gjithë kjo me qëllimin final që komuniteti të ndërgjegjësohet dhe të mobilizohet i pari për të kërkuar të drejtat e tyre dhe për t’u bërë pjesë aktive e punës së organizatave mjedisore për përmirësimin së bashku të mjedisit ku jetojmë.
Po ashtu, AIC Shkodra, gjatë prezantimit vuri theksin tek rëndësia e aktivizimit qytetar, duke përdorur metoda legjitime, për të plotësuar kërkesat e tyre mjedisore. “Problematika e venddepozitimit të mbetjeve urbane në Berat nuk mund të shihet me prioritet nga Bashkia Berat apo nga institucione të tjera në rast se vetë komuniteti nuk ngre zërin për t’a bërë çështjen prioritet dhe të rëndësishme” u shpreh Znj. Alminda Mema
Trajnimi u realizua në mënyrë interaktive, me anë të ushtrimeve dhe trajtimit të rastit konkret në mënyrë që pjesëmarrësit të kuptonin praktikisht hapat që duhen ndërmarrë për kërkimin e informacioneve mjedisore, për përfshirjen e tyre në vendim-marrje mjedisore dhe për proçedurat e ankimimit administrativ dhe gjyqësor.
Gjatë prezantimit u diskutua shumë për mundësitë e përmirësimit të kushteve mjedisore në zonë. Ky venddepozitim i mbetjeve urbane shkakton tejmase ndotje në ajër dhe në tokë, pa përmendur ndikimin në ujrat nëntokësorë dhe sipërfaqësorë. “Aty, çdo pasdite dhe çdo darkë digjen mbeturinat duke shkaktuar një erë jashtzakonisht të rëndë” u shprehën banorët. “Jemi të shqetësuar për shëndetin tonë” u shpreh një banore në moshë të re e kësaj zone. Pavarësisht nga dëshira dhe nevoja për t’i dhënë zgjidhje të menjëhershme situatës, komuniteti kuptoi që hapat që duhen ndërmarrë në të ardhmen, duhet të jenë të njëpasnjëshme, të vazhdueshme, duke ndjekur rrugën ligjore, dhe që vetë banorët nuk duhet të dorëzohen në kërkimin e të drejtave të tyre.
Gjithashtu, meqënëse të ftuar ishin edhe përfaqësues të Bashkisë Berat, ky takim shërbeu mjaft edhe për t’u informuar me iniciativat e fundit të kësaj Bashkie lidhur me përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve urbane në Berat por edhe të vetë venddepozitimit të mbetjeve i cili është jashtë çdo parametri dhe standarti mjedisor. Znj. Denada Gjogu, specialiste e mjedisit pranë kësaj bashkie u bëri me dije banorëve se “Bashkia Berat është në marrëveshje e sipër me Komunën e Veronës për të zbatuar një projekt i cili do të integrojë konceptin e ndarjes së mbetjeve që në burim duke bashkëpunuar me firmën e menaxhimit të mbetjeve aktuale por edhe me bizneset e tjera të cilat do të marrin pa kosto mbetjet e ndara. Po ashtu, kemi menduar të punësojmë 40 të rinj të cilët do të merren me ndërgjegjësimin qytetar duke shkuar shtëpi më shtëpi për sensibilizimin e komunitetit për të bashkëpunuar. Ky projekt do të sjellë reduktim të sasisë së mbetjeve por edhe përfitime për biznesin. Projekti është gati, jemi në fazat përfundimtare për fillimin e tij”.
Ky lajm i mirë por edhe njohja e qytetarëve me të drejtat mjedisore që ata kanë, krijoi një atmosferë positive ndërmjet të pranishëmve duke i dhënë shpresa që situata mund të përmirësohet vërtet.
Meqenëse të pranishëm në aktivitet kishte edhe staf mësimdhënës, u shpreh qartë dëshira jonë që ky trajnim dhe materialet e shpërndara të shërbejnë më tutje për komunitetin sepse mësuesit mund të luajnë një rol kyq në transmetimin e informative tek brezat e rinj të kësaj zone. U sygjerua nga ana jonë që një nga orët ekstrakurrikulare në shkollë ti kushtohet çështjes së të drejtave mjedisore.
Ne jemi të bindur që me anë të edukimit dhe formimit të shoqërisë, mund të vijë ndryshimi dhe zhvillimi ndaj një ndër misionet tona si shoqëri civile do të vijojë të jetë edukimi.
Ky projekt është bërë i mundur nga një grant i REC në kuadër të programit SENiOR-A “Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri”. Ky program është financuar nga Qeveria Suedeze.
Voto gjelbër!
Starton projekti “Une do te votoj…dhe te votosh Gjelber ne zgjedhjet lokale 2015 eshte thelbesore per Cilesine e Jetes Time. Qellimi i ketij projekti eshte zhvillimi i nje fushate jo politike jo partiake ne angazhimin e qytetareve në çështje te ndryshme mjedisore dhe zhvillim te qendrueshëm në zgjedhjet lokale 2015!
Ky project I hartuar nga Qendra Eden, po zhvillohet ne disa qytetete të Shqipërisë, atje ku rrjeti I vigjilencës është I përhapur. Eshte hera e dytë që zhvillohet një project I tillë, që synon tërheqjen e vëmendjes së publikut të gjerë, sidomos atyre votues, si dhe të Kandidatëve për Kryetar Bashkie, të cilët ftohen të shikojnë realitetin me vërtetësi, të njohin problemet por edhe të mendojnë për zgjidhjen e tyre nëpërmjet programeve afatgjata e afatshkurtra që ata hartojnë.
Njohja e problematikës mjedisore, si hap I parë u bë nëpërmjet 400 pyetësorëve të cilët nëpërmjet pyetjeve të tyre synonin njohjen e ngritjen e problematikave mjaft shqetësuese për të rinjtë, por jo vetëm. Me këta pyetësorë u njohën edhe dy kandidatët e Beratit Z Kasëm Mahmutaj e Z Petrit Sinaj.
Por, për të ngritur problemet nuk u mjaftuam vetëm me konkluzionet që dilnin nga këto pyetësore, puna vazhdoi me forume rinore, siç e tregojnë edhe fotot. Këto forume u ngritën me të rinjtë e qytetit, student, prindër, nxënës, të vendosur në mjedise të hapura, kryesisht në natyrë. Nëpërmjet këtyre forumeve, që u përcollën edhe me flashmob, që synonin tërheqjen e vëmendjes së qytetarëve (të pasqyruara në faqen tonë të fcb), u tërhoq mendimi I të rinjve mbi ato që ata aspirojnë të rinjtë për ndryshim të shpejtë, nëpërmjet kryetarëve të rinj të Bashkisë.
Të tilla probleme të ngritura ishin; rritja e sipërfaqes së gjelbër, përmirësimi I cilësisë së jetës së të rinjve- të cilët aspironin për një jetë më aktive nëpërmjet kinemave, ambjenteve sportive etj; përmirësimi I ujit në Osum (eleminimi I aromave të këqia e papastërtive që ai sjell teksa kalon në qytet); menaxhimi I mbetjeve urbane e ato spitalore; përmirësimi I sistemit të kanalizimeve të ujërave të ndotura; përmirësimi I venddepozitimeve të mbetjeve urbane; etj
Kjo punë filloi që prej1 Majit e vazhdoi me prezantimin e projektit në datë 19 Maj. Forumi I parë u zhvillua më datë 25 Maj në ambjentet e shkollës së Medresesë, me të rintë. Forumi I dytë u zhvillua më datë 27 Maj, në ambjentet e brendshme e të jashtme të Universitetit UFO. Më datë 1 Qershor u zhvillua një forum me prindër, mësues e të rinj , pjesë e shkollës “Llambi Goxhamani”.
Më datë 5 Qershor, pati një tjetër forum me të rinj, në ditën e Mjedisit, para Pallatit të kulturës, ku u prezantuan edhe dy flash mobe po atë ditë;
https://www.youtube.com/watch?v=gAN4bMT9NXI&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=HjuUJOpHqds
Një tjetër forum është zhvilluar më datë 6 Qershor me të rinjtë e qytetit, para bibliotekës “Vehxhi Buharaja”.
Gjithashtu të rinjtë tanë (vullnetarë), kanë qenë të pranishëm në mitingje të partive të djathta e të majta, sic kanë qenë në datat 27 Maj,31 Maj, 12 Qershor.
Këto aktivitete u pasqyruan edhe në median lokale, tek Glob TV.
“Tryezë diskutimi” Të identifikojmë mundësitë për përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve spitalore në vend!
Qellimi i takimit ishte diskutimi në mënyrë vizionare mbi menaxhimin e mbetjeve spitalore në vend, duke marrë në konsideratë këndvështrimin e aktorëve të ndryshëm të përfshirë në këtë skemë, në mënyrë që të vazhdohet të lobohet për përmirësime dhe investime në sektor.
Kjo tavoline erdhi si vazhdimësi e publikimit të raportit “Vlerësimi i analizës mbi menaxhimin aktual të mbetjeve spitalore në 5 qytete të vendit ”, marrëdhënies së mirë bashkëpunuese të krijuar midis ISHMP-së dhe “Rrjetit të Vigjilencës”, punës së konsiderueshme të ISHSH-së në monitorimin e kompanive trajtuese të mbetjeve, si dhe nga fryma bashkëpunuese e subjekteve prodhuese për të zbatuar ligjin.
Aktiviteti nisi në orën 11, ditën e premte datë 24.04.2015. Në të morën pjesë përfaqësues të Shoqatës “Për Mirëqënie Sociale dhe mjedisore”, Rrjeti i Vigjilencës, përfaqësues të ISHMP, Bashkisë Berat, ISHSH, Spitalit Rajonal të Beratit. Pasi Shoqata “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore”, bëri një prezantim të aktiviteteteve e fokusit të punës së saj, u kalua tek puna e realizuar mbi mbetjet spitalore.
Nga biseda u vu në pah prablematika e menaxhimit të mbetjeve spitalore, në Berat. Situata e vështirë sidomos në sektorin privat, por edhe në spitalin Rajonal ka probleme të mëdha. Të tilla mund të përmenden : grumbullimi i mbeturinave spitalore (kapacitetet njerëzore, e përgjegjësia eindividuale e personave përgjegjës); mungesa e ndërgjegjësimit të popullatës e cila vjen pranë spitaleve për t u kurua;, përmirësim i kushteve të magazinimit të mbetjeve; përmirësimi i punës nga ana e firmave menaxhuese për mbetjet; mungesa etj.
Inspektoriati gjatë periudhës së krijuar (2 vjet), kishte monitoruar vetëm dy herë e monitorimi i fundit ishte kryer në Nëntor 2014 ku në të ishin monitoruar Spitali Rajonal dhe 40 aktivitete private.
Nga propozimet e bëra u propozuan : Ngritja e land-filleve në rajone (rajonal); ngitja e pikave përpunuese paraprake nëpika të caktuara për të përpunuar paraprakisht produktin (për ta kthyer atë në të parrezikshëm); edukimi i fëmijëve nëpër shkolla mbi rrezikshmërinë e mbetjeve spitalore e mënyrën e menaxhimit të tyre; si dhe edukimi i sistemit sanitar e infermier.
Te gjitha konkluzionet e nxjerra nga takimi, do t i bashkohen konkluzioneve që do të dalin nga tavolinat e diskutimit në qytete të tjera të Shqipërisë, ku “Rrjeti i Vigjilencës” është prezent.
Fushatë ndërgjegjësuese mbi rrezikshmërinë e mbetjeve spitalore, Berat
Javën e shkuar, në qytetin e Beratit filloi puna për sensibilizimin e qytetarëve mbi rrezikshmërine e mbetjeve spitalore. Përgjatë rrugës që lidh shkollën 9 vjeçare “Mangalem” me agjencinë e që vazhdon përgjatë Lagjes “22 Tetori” deri në Spitalin Rajonal u ngjitën letra adezive me thirrjen: “Mos hidhni mbetje spitalore në koshat e mbetjeve urbane !”. Në aktivitet u përfshinë nxënësit e dy klasave të nënta, 2 përfaqësues të OJF, dhe 3 mësues të shkollës 9 – vjeçare “Mangalem”. Tërheqja e vëmendjes se qytetarëve përgjatë zhvillimit të aktivitetit e shpërndarja e informacionit mbi rrezikshmërinë e mbetjeve spitalore, ishin objektivat e këtij aktiviteti.
Read More »Situata e mbetjeve të rrezikshme në qytet
Situata e mbetjeve të rrezikshme në Berat është problematike. Në kontenierët e qytetit, përfundojnë mbetjet e klinikave, farmacive, ndërkohë që më shqetësuese situata paraqitet në mbetjet e kontenierëve jashtë ambjenteve të Spitalit Rajonal ku përveç mbetjeve urbane në to gjenden edhe mbetje të rrezikshme spitalore.
Shiringa, age, fasho, doreza të përdorura vihen re me sy të lirë të hedhura në kontenierë, madje shumë prej tyre përfundojnë në tokë.
Fotot e marra, tregojnë qartazi gjendjen.
Në Spitalin e Beratit, vihet re gjithashtu edhe një dukuri tjetër po kaq problematike: djegia e mbetjeve në ambjentet e jashtme të spitalit ku shenjat e lëna nga djegia e tyre janë të dukshme.
Prezenca e mbetjeve spitalore nuk mungon as në koshe dhe kontenierë në lagje të tjera të qytetit, që duket se përfundojnë nga farmacitë, stomatologjitë dhe qendrat shëndetsore.
“Siguria për jetën”
Duke parë nevojën urgjente për investime në sektorin e mbetjeve spitalore, në qytetin e Beratit shoqata “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” pjesë e Rrjetit të Vigjilencës, mbështetur nga Qeveria Suedeze dhe REC, ka rinisur dialogun me institucionet të cilat monitorojnë situatën.
Ky dialog ka nisur në zyrat e ISHMPU me drejtorin Z Altin Kazazi e me specialistët e fushës.
Atyre i është bërë me dije situata nga këndvështrimi i shoqërisë civile, shqetësimi i ngritur në nivele mjaft të larta, nëpërmjet letrës së nënshkruar nga OJF -të shqiptare, si dhe vijimësia e projektit “Një sy për Mjedisin”.
Nga ajo tavolinë bisedimesh dolën në pah problematikat, nevoja e transparencës për publikun e gjerë, siç është raporti i monitorimit mbi mbetjet spitalore, e ajo që ishte mjaft pozitive për OJF tonë ishte përfshirja e një anëtari të OJF në inspektimet në terren.
Për të përmirësuar menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore, takimi vazhdoi me drejtorin e Institutit Shtetëror Shëndetësor, i cili monitoronte punën në spitalin rajonal e më gjerë (qendra shëndetësore). Nga monitorimet e bëra ai ngriti shqetësimin për menaxhimin e mbetjeve në qendrat shëndetësore. Ngritja e ndërgjegjësimit të bluzave të bardha ishte një nga diskutimet e bëra midis nesh, drejtim në të cilin duhet të punojmë.
Takimi me Zj Hajrie Mbrati solli shqetësimin e shoqërisë civile e cila rrezikon sigurinë e jetës së popullatës duke përzier mbetjet urbane me mbetjet spitalore të rrezikshme, nëpër koshat e grumbullimit të mbetjeve urbane.
Ndërgjegjësimi i njerëzve për të denoncuar këto mbetje të rrezikshme, vjen si nevojë e mbrojtjes së jetës së qytetarëve, të cilët duan jetën e dëshirojnë t’ a kenë atë të sigurt në vendin e tyre, ndaj dhe ne do të vazhdojmë të lobojmë për sigurinë e saj.
Berat, më 22.02.2015
Shoqata “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat
L; Mangalem , Berat
Kutia postare Nr 4, Berat
www.natyraberat.org
www.facebook.com/Mbrojta.Mjedisi.Natyror Berat
Reagim lidhur me gjendjen e tualeteve në qendër të Beratit
Shoqata “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat, më datë 02.10.2014 I është drejtuar me një letër zyrtare Nr protokolli 19, si Kryetarit të Bashkisë ashtu edhe Drejtorit të Shëndetit publik, në lidhje me gjendjen alarmante të tualeteve në qendër të qytetit të Beratit. Pas gati 3 muajsh pavarësisht se përgjigja karshi letrës tonë ishte vetëm një telefonatë nga pronari që I menaxhon ato Z Flamur , konstatohet që në njërën nga tualetet gjendja ka ndryshuar. Në të është punësuar një person I cili e ka pastruar tualin e e mirëmban atë.
Ne do të vazhdojmë të këmbëngulim për ndryshim të gjendjes , duke përshëndetur çdo ndryshim pozitiv.
Shoqata “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat
Read More »