Eficenca e Energjisë/SENIOR II
Eficenca e Energjise eshte detyre e te gjitheve. Vetem duke perdorur ne menyre eficente burimet e energjise, pa hequr aspak dore nga komoditeti, ne mund te sjellim ndryshime pozitive ne jeten dhe planetin tone. Per me shume shihni spotin e meposhtem.
Raport Vlerësues mbi Parkun Kombëtar të Tomorrit
Ky raport vlerësues mbi vlerat ekologjike, floristike, gjeologjike vjen pas një pune të gjatë kërkimore e vlerësuese i doktorave të shkencës: Zj Ermelinda Mahmutaj- Biologe, Z Ton Deda- doktor shkencash në fushën e gjeologjisë, Z Fatos Nako- Inxhinier pyjesh e drejtor i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura në Berat, si dhe projektit të zbatuar nga organizata “Për Mirëqënie Sociale e Mjedisore” Berat (PMSM).
Ai ka si qellim kryesor dhënien e informacionit tregues mbi pasuritë që mbart mali i Tomorrit në aspektin floristik, gjografik, gjeo-morfologjik, hidro-logjik etj, por edhe për problematikat që sjell shfrytëzimi i gurit e pllakave gëlqerore, cënimin ekosistemeve, rezervave ujore si dhe aspektin menaxherial të Zonës së Mbrojtur.
Raporti identifikon vlerat e pasuritë natyrore e kësaj zone, por përtej kësaj jep edhe arsyet përse organizata ka ndërmarrë këtë projekt kundër krimit mjedisor, si i pari projekt që realizohet nga organizatat e shoqërisë civile e targetuar në malin e Tomorrit.
Gjthashtu në material jepen edhe rekomandime për institucionet monitoruese e ligjzbatuese, të cilat kanë bashkëpunuar përgjatë zbatimit të këtij projekti në qytetin e Beratit duke e lehtësuar zhvillimin e tij.
Organizata nëpërmjet këtij projekti ka dhënë mesazhin që njohja e vlerave mjedisore, edukimi i brezave me luftën kundër krimit mjedisor, rritja e kapaciteteve të vetë inspektorëve mjedisor, con në reduktim e krimit mjedisor.
Në kuadër të kësaj përpjekje urojmë që ky raport të jetë i vlefshëm jo vetëm për institucionet shtetërorë por edhe për cdo qytetar të thjeshtë, student apo nxënës që është i shqetësuar për mjedisin, pasuritë e tij.
Read More »Denoncime publike mbi dëmet në mjedis-Berat
Rastet denoncuese te demtimit te mjedisit ne Berat. behen protagonistet e bashkebisedimeve te perfaqesuesve te organizates “Per Mireqenie Sociale dhe Mjedisore” dhe Bashkise Berat, AdZM, ISHMP.
Denoncime publike ne Berat, mbi demtime te renda ne mjedis
Read More »MALI I TOMORRIT
Te inkurajojme ruajtjen e mjedisit, denoncimin e krimit mjedisor, bashkerendimin e punes per t’i ardhur ne ndihme forcimit te legjislacionit shqiptar, forcimit te ligjit ne Parkun Kombetar te Tomorrit, per te ndikuar sadopak ne uljen e krimit mjedisor, qe te mos kemi pamje te tilla, si kjo qe po ndiqni.
Read More »Rast denoncues: NDOTJA E LUMIT OSUM
Kjo video e ardhur ne organizate, tregon qartazi se si ndotet lumi Osum nga mbetjet urbane, duke rrezikuar ndotje masive jo vetem te ujit, por edhe te tokes e ajrit. Lumi Osum eshte nje oaz i vertete per boten bimore te tij e cila ushqen mjaft peshq e gjallesa te tjera qe vijne edhe ne tryezat beratase.
Read More »Deklaratë publike
Drejtuar publikut të gjerë e institucioneve shtetërore!
Sot më datë 21 Qershor 2016, kemi kënaqësinë të njoftojmë publikisht se organizata “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat, ka nisur zbatimin e projektit të saj më të fundit: “Ulja e krimit mjedisor nepermjet rritjes se kapaciteteve te agjensive ligjzbatuese, ne Parkun Kombetar te Tomorrit”.
Ky projekt është grant i mbështetur nga programi Achieve qe zbatohet nga REC Shqiperi e mbeshtetet financiarisht nga Bashkimi Europian.
Read More »Raporti i mbetjeve spitalore, viti 2014
href=”http://www.natyraberat.org/wp-content/uploads/2015/02/protesto.jpg”>Raporti i mbetjeve spitalore_EDEN
Read More »Urimet me te mira per fundvitin nga ne per qytetaret e Beratit
Aktiviteti I fundit për vitin 2014 ishte një bashkëpunim me Bashkinë e Beratit, datë 26.12.2014.
“Të mbrojmë mjedisin”- shkruhej në shpinat e të rinjve, të rejave e fëmijëve që ishin të pranishëm me biçikletat e tyre, në sheshin e zbukuruar nga dritat. Rreth 30 persona, midis tyre edhe anëtarë e dashamirës të shoqatës “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore”, xhirruan në qytet, duke shpërndarë mirësinë e tyre tek qytetarët që mirëprisnin ata teksa parakalonin në shesh. Gërmat që ata mbanin dhe kapuçët e kuq ku shkruhej “Gëzuar 2015”, financuar nga Shoqata, krijuan atmosferë të ngrohtë, e përcollën krahas mesazhit “Gezuar” edhe atë “MBRO MJEDISIN”.
Read More »Investimet e bëra nga Shoqata:”Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore Berat”
“Fondacioni ABC – 2010”
kanë shërbyer për banorët e dy lagjeve kryesore Lagjes : “Kala” dhe Lagjes: “Donika Kastrioti – Muraçelepiaj” për banorët jo vetëm të dy lagjeve ku është bërë investimi, por edhe për kalimtarë e turistë të ndryshëm.
Investimi i mirë e solid ka mjaft nevojë për t’ i mirëmbajtur ato si në rastin e stolave dhe koshave në Kala. Bashkëpunimi për mirëmbatjen duhet të jetë kryesisht nën mbështetjen e Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës, siç mirëmbajnë vetë banorët për lulishten që kanë para shtëpive të tyre në Muraçelepiaj.
Read More »