“E ARDHMJA DREJT ENERGJISË SË PASTËR”

Përgjatë dy muajve Tetor-Nëntor 2017, në kuadër të projektit “Një sy për Mjedisin” organizata “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” përfshiu në një ndërgjegjësim masiv mbi çështjet që lidhen me Energjinë e të ardhmen e saj, katër shkolla të mesme të qytetit të Beratit: Stiliano Bandillin, Kristo Isak (dy shkolla profesionale), Babë Dudë Karbunara, Kristaq Capon-  shkolla të mesme të përgjithshme.

Këto aktivitete u  përcollën në kuadër të programit SENIOR II- REC Shqipëri, financuar nga Ambasada Suedeze.

Nxënësit e klasave të X-ta, të këtyre shkollave u përfshinë në seminare dy ditore- (pasi ishin të shumtë në numër), e bashkëbiseduan mbi konceptet Energji, efiçensë energjie, varfëri energjitike, burime të rinovueshme të energjisë etj. Tek nxënësit këto njohuri zgjuan mjaft interes, pasi organizata nuk u mjaftua vetëm me trajnimin e tyre, por i nxiti ata për të lexuar e për t u informuar më shumë mbi realitetin energjitik. Nxënësit këto njohuri i kishin trajtuar edhe në orët e tyre mësimore, por e veçanta për  ta ishte se këndvështrimi ndryshonte.  Ata nuk e kishin menduar sesa aktuale dhe të prekshme ishin këto njohuri edhe në shtëpitë e tyre, edhe në jetën e përditshme. Me veprime konkrete ata mund të ndikonin drejtpërdrejt në uljen e ndotjes e rritjen e cilësisë së jetesës së  tyre.

Këto seminare dhe konkurse kishin si objektiva:

·Të nxisnin nxënësit për të mësuarin aktiv në fushën e Energjisë.

·Të sillnin perms modelimit të maketeve praktikat më të mira të përdorimit efiçent të energjisë.

·Të zgjeronin njohuritë për një ndërgjegjësim masivm burimet alternative të energjisë.

Pjesa më e arrirë e këtij cikli ishin modelet e realizuara ,të cilat ishin materializimi i njohurive të fituara . Maketet e tyre sillnin përdorimin e energjisë solare, eolikes, termikesetj. Ata ishin nxitur e ishin frymëzuar duke sjellë mbi tavolinë të gjitha shndërrimet e energjisë duke sjelle dritë elektrike teksa punonin.

Duke dashur të përfshinte e të sensibilizonte edhe administratën e shtresa të niveleve të ndryshme të popullatës, kjoorganizatë më datë 23 Nëntor 2017, realizoi edhe një takim në sallën e Bashkisë së Beratit.  Synimi ishte nxitja e administrates dhe e shtresave të mesme e tëvarfra, për tërheqjen e vëmendjes drejt energjisë, ligjit të energjisë dhe Efiçensës së saj.

Ky takim u organizua në sallën e Bashkisë së Beratit, nëbashkëpunim me Këshillin Bashkiak. Pjesëmarrja e administrates së Bashkisë por edhe kryefamiljarë që punojnë në sektorë tëndryshëm, të cilët janë pranw ujësjellësve apo në KESH, na dha mundësinë e përcjelljes së dijeve, me symin e zgjerimit të njohurive për një ndërgjegjesim masiv mbi konceptin e varfërisë së energjisë dhe përgjegjësitë që lidhen me mirëqeverisjen locale.

Për organizatën:

ErjolaAzizolli

Menaxhere e projektit “Një sy për Mjedisin”

Lagjja:”30 Vjetori”, Rruga “SotirKolea”

Pallati nr.5, kati I, Berat

Tel:00355 698488794

www.natyraberat.orgwww.facebook.com/FSEW.BERAT/

received_10213100987513520 WP_20171005_012 WP_20171005_002 received_10213100983993432 received_10213100983153411 IMG_20171121_090344 22641855_10210379008456852_789442721_o 22641814_10210379008936864_549854420_o 22563934_10210379006976815_1559331637_o

Share this!

“E ARDHMJA DREJT ENERGJISË SË PASTËR” Subscribe to our RSS feed. Tweet this! StumbleUpon Reddit Digg This! Bookmark on Delicious Share on Facebook

Leave a reply

*

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.