Industria “permbush” detyrimet e shoqatave mjedisore.

Java e fundit që sapo u mbyll, për Shoqatën “ Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat, përkon me dërgimin e një e një letre zyrtare subjektit “Viga Shpk”- subjekt i monitoruar nga “Rrjeti i vigjilencës”.
Në këtë letër që mban emrat e shoqatave të “Rrjetit të Vigjilencës”, subjektit i rikujtohet Memorandiumi i bashkëpunimit i datës 21.11.2013, firmosur edhe nga ky subjekt.Dy ishin ndryshimet konkrete që priteshin prej tij:
1) Njëra lidhej me ndryshimin e teknologjive për të mos përdorur si lëndë djegëse solarin,premtim tashmë i mbajtur e i përshëndetur nga rrjetet tona mjedisore.
2) Premtimi i dytë lidhej me përmirësimin e cilësisë së jetës së punëtorëve.Për këtë është propozuar nga ana jonë dhënia e antidotit (qumështit të mëngjesit) dhe kartelizimin e punonjësve në mënyrë që ata të kryejnë analiza shëndetësore të detyrueshme çdo gjashtë muaj. Duke dashur të jemi mbështetje për këta punonjës, ne rikujtuam nëpërmjet kasaj letre, se
premtimet e subjektit duhet të shkojnë patjetër edhe me sigurinë shëndetësore të punonjësve, ndaj dhe dëshironim të njoftoheshim për masat përmirësuese që subjekti do të marrë në këtë drejtim. Ndërkohë, në lidhje me situatën e monitoruar nga DSHP, kontaktuar me kimisten Genta Shegani- shefe laboratori në këtë Drejtori, ajo shprehet :
“Problemi dihet që ndotja vazhdon pasi derdhjet e lëgshme shkarkohen direkt në lumë pa asnjë lloj trajtimi, duke llogaritur dhe kontaminimin që ndodh përgjatë kalimit nëpër kanalin e kullimit të këtyre mbetjeve ,pra kontaminimin e tokës dhe ujërave nëntokësore. Si indikatorë të ndotjes vlejnë vlerat mbi normat e lejuara të parametrave fiziko-kimike te pH mbi 9, alkalinitetit total, lëndëve në suspense (TSS), lëndët e tretura(TDS), sulfatet, amoniaku, çlirimi i H2S, COD, Kromi Total, ndërsa për ambientin e punës nuk paraqiten ndotje direkte që mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e punëtorëve, vlerat e amoniakut dhe H2S në ambientin e punes jane brenda normave te caktuara per shkak të vëllimit të madh të godinës dhe ventilimit që kryhet nëpërmjet sistemit të filtrimit që kanë të instaluar (bëhet fjalë për sistemin e ri të ajrimit)”. Nga kontakti me fabrikën ata shprehen se për të përmirësuar raportin me punëtorët, është ngritur një dhomë e vogël enkas për punëtorët ku aty është vendosur një dollap, një frigorifer dhe stola. Pra, këtë javë fillon shpërndarja e antidotit në mëngjes, qumështit. Për këtë është caktuar një punëtore që do të ndihmoj për shpërndarjen e tij.Pavarësisht se sasia e qumështit për person nuk na është përcjellë, ky lajm është pozitiv e punëtorët e përkrahin. “Dëshira për të bërë ndryshime pozitive karshi njerezve tanë është e madhe – shprehet pronari i fabrikës, ndaj- thotë ai – jam duke u marrë personalisht për të realizuar Marrëveshjen e Bashkëpunimit që kemi nënshkruar. Edhe kartelizimin e punëtorëve jemi duke e përfunduar, por për shkak të fluksit të punës, kemi nevojë për pak më tepër kohë për t’i mbyllur ato”. Në ditët në vazhdim, në faqen tonë të fc, do t ju përcjellim edhe fotot që paraqesin shpërndarjen e antidotit në fabrikë.

 

Desktop 047natyra_berat_ojf Desktop 046natyra_berat_ojf Desktop 078natyra_berat_ojf Desktop 049natyra_berat_ojf

 

 

Share this!

Industria “permbush” detyrimet e shoqatave mjedisore. Subscribe to our RSS feed. Tweet this! StumbleUpon Reddit Digg This! Bookmark on Delicious Share on Facebook

Leave a reply

*

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.