Mbahet takimi i parë me përfaqësues të pushtetit vendor e institucione vendore

Mbahet takimi i parë me përfaqësues të pushtetit vendor, përfaqësues të Këshillit të Qarkut, Prefekturës, Policisë, Bashkisë, ARM-së, ISHMP-së, Ujësjellësit të qytetit të Beratit dhe përfaqësues të organizatës “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat.
Në këtë takim organizata kishte si qellim të saj vendosjen e kontakteve me përfaqësuesit e mësipërm, të cilët janë ata që merren drejtpërsëdrejti me problemet e zbatimit të legjislacionit shqiptar.

Mbrojtja e mjedisit është një prej synimet e punës jo vetëm për organizatën tonë jo qeveritare, por edhe për institucionet e ngritura në mbështetje të monitorimit të ligjeve, të cilat në përditshmërinë e tyre ndeshen edhe me krimin mjedisor. Marrja e gurëve dekorativë, në mënyrë të paligjshme, dëmton rëndë e në mënyrë të pakthyeshme biodiversitetin në zonat e mbrojtura, duke u cilësuar nga përfaqësuesit e AdZM si “Krim Mjedisor”, të cilët e kanë dhënë të parët alarmin për këtë fenomen.

Ky takim synoi  inkurajimin e dialogut, bashkëpunimit, shkëmbimit të eksperiencave të punës, informcioneve, në mënyrë që të mbështesë në mënyrë efikase e efektive reduktimin e fenomenit të krimit mjedisor në zonën e Tomorrit.
Kjo zonë njihet si Park Kombëtar, e është një nga perlat shqiptare, e njohur jo vetëm nga banorët, por edhe nga të huajt të cilët e vizitojnë masivisht atë, njohur edhe si vend pelegrinazhi  –  Teqeja e Abaz Aliut, në zonën jugore të malit Tomorr. Vlerat e zonës janë të njohura si në faunën e florën e tyre ashtu si edhe me numrin e madh të monumenteve të natyrës që gjendet në këtë Park Kombëtar.
E që të vazhdojmë t ‘i kemi të paprekura edhe për brezat e tjerë, ka ardhur koha të themi ndal “Krimit Mjedisor”, duke rritur kapacitetet e agjensive ligjëzbatuese; forcimin e rrjetit rajonal të inspektorëve të mjedisit, leje-lëshuesve, gjykatësve, prokurorëve për të ulur sadopak shpeshtësinë e krimit mjedisor në të.
Ky projekt do të ofrojë ndihmë në zhvillimin e legjislacionit mjedisor, forcimin dhe zbatimin e legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar, monitorimin e ecurisë dhe kontrollin e përputhshmërisë; përafrimin  dhe zbatimin e acquis mjedisore të BE në luftën ndaj krimit mjedisor.
Projekti financohet nga Bashkimi Evropian, në kuadër të programit Achieve, nën mbështetjen e REC Shqipëri.

Organizata: “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat
foto 2 foto 4 foto 5

 

Share this!

Mbahet takimi i parë me përfaqësues të pushtetit vendor e institucione vendore Subscribe to our RSS feed. Tweet this! StumbleUpon Reddit Digg This! Bookmark on Delicious Share on Facebook

Leave a reply

*

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.