Nxitja e reagimit dhe përgjegjshmërisë qytetare për cështjet mjedisore dhe e drejta për pjesëmarrje; Përshkrimi i proçesit të vigjilencës për BeratinØ Rritja e kapaciteteve të shoqërisë civile në Shqipëri në cështje të vigjilencës dhe advokacisë; ØInformimi dhe reagimi mbi projekte mjedisore të cilat kanë ndikim negativ në mjedis dhe komunitetin lokal; ØRrjeti i vigjilencës dhe advokacisë mjedisore “Një Sy për Mjedisin” Kohëzgjatja : 15 Mars 2014-31 Dhjetor 2014 Qëllimi i Rrjetit të vigjilencës dhe advokacisë mjedisore: Krijimi i një bërthame aktive vigjiluese të shoqërisë civile mjedisore në Shqipëri nëpërmjet punës së përbashkët dhe procesit të të mësuarit duke vepruar. Objektivat e Rrjetit të vigjilencës dhe advokacisë mjedisore: – Monitorimi i performancës dhe indikatorëve për shërbimin e mbetjeve urbane dhe spitalore për Bashkinë Berat. Nën aktivitete të parashikuara janë; • Takime me përfaqësues të Bashkisë Berat për shërbimet publike dhe realizimin e pastrimit të mbetjeve urbane për qytetin e Beratit• Takime me Firmen kontraktore që operon për largimin e mbetjeve urbane • Takime me përfaqësues të Spitalit Rajonal të Rrethit Vlorë për të diskutuar rreth çështjeve të largimit të mbetjeve të rrezikshme të Spitalit të Beratit dhe klinikave mjekësore private • Hartimi dhe përpunimi i 200 pyetësorëve që do të shpërndahen në qytetin e Beratit në lidhje me shërbimin e mbetjeve urbane dhe spitalore. • Fotografim dhe monitorim i vend grumbullimeve të mbetjeve urbane në qytet për frekuencën e pastrimit dhe cilësinë e shërbimit. • Takime sensibilizuese me fëmijët dhe të rinjte në shkolla për minimizimin e mbetjeve në burim si mënyre efikase dhe e drejtëpërdrejt në impaktin mjedisor – Vigjilenca mjedisore ne zonen e Uznoves
Nen-aktivitete te parashikuara jane: • Partneri kryesor që drejton rrjetin: • Qendra EDEN • CRCD –Qendra për Kërkim Bashkëpunim dhe Zhvillim • Per Mireqenie Sociale dhe Mjedisore – Berat • Qendra e Informacionit Aarhus Shkodër • Shoqata në mbrojtje të jetës dhe ekosistemit të zonës përreth fabrikës Titan-Borizan • Klubi Ekologjik Elbasan