Reportazh: “Na ishte njëherë…… “

U nisëm në një ditë të bukur vere për të shkuar në Tomorr, me shpresën se do të udhëtonim në një vend të bukur që s’e kishim parë ndonjëherë.

Rruga deri te ndarja nga rruga nacionale që të çon në qytetin e Skraparit, atje ku shkruhej TEQEJA, ishte shume e mirë. Panorama e bukur na shoqëronte ngado , freskia e mengjesit na përkëdhelte fytyrën duke na e  bërë të  bukur rrugëtimin.

Shigjeta që ndante botët ishte e shtrembët, duke na paralajmëruar që ajo që vinte s do të ishte e bukur.

Teqeja, është e njohur nga të gjithë, ashtu si dhe gjurma e Abaz Aliut, ashtu si dhe gojëdhënat për malin e bekuar nga Perëndia: Tomorrin. Legjendat për të janë të parat gjëra që i tregonim turistave që na dëgjonin me mjaft kuriozitet e kërshëri në një vend kaq të bukur postkomunist.

Parku Kombëtar I Tomorritështë I vendosur në rajonin malor jugor të Shqipërisë.  Kufijtë e tij janë vendosur nga një VKM  Nr 472, datë 18.07.2012. Sipërfaqja e tij është rreth 24. 723.1 ha, ku përfshihen parqet e Beratit, Skraparit, Elbasanit.

Si Park Komëtar ai I përket kategorisë së II-të, ku përfshihen 12 Monumente Natyre (Kategoria e III e Zonave të Mbrojtura). Pyjet janë habitati më I bollshëm brenda parkut, I populluar kryesisht nga ahu, pishat epyje të përzier.

Për të vlerësuar vlerat e Parkut nuk është e nevojshme të jesh ekspert I biodiversitetit që është I  shumëllojshëm dukshëm, me peisazhe unike e të papërsëritshme.

Habitatet e ndryshme strehojnë lloje të ndryshme bimësh, shoqërime bimore dhe grupe të gjëra të faunës. Mbulesa bimore në zonën e parkut është e pasur nga ndryshimet në lartësi.

Llojshmëria e lartë I habitateve brenda Parkut Kombëtar të malit të Tomorrit ndikon në llojshmërinë e  llojeve që përbëjnë faunën e vetë zonës.

Por këto janë vlera, e ne s mund të flasim për to pa folur për dhimbjen që ndjenim duke i’ u afruar gjithmonë e më shumë këtyre perlave.

Sa më shumë që ngjiteshim, aq më shumë ndjenim erën e pluhurit të rrugëve të pakalueshme me makinave familjare. Makinat e mbushura me pllaka, diku të mbuluara e diku të pambuluruara, që na shikonin egër teksa ngjiteshim, shtoheshin e bashkë me to mali I Tomorrit i’a linte vendin nje “guroreje” të madhe, të zhveshur, të bardhë (nga gurët e hedhur) e të shfrytëzuar që s do ta kishe imagjinuar kurrë se do të ishte aty, në zemër të Tomorrit.

Kemi qënë përherë krenar se ishim beratas, se ishim rritur me ajër të freskët e ujë burimesh, por kurrë nuk e kishim prekur rrënimin, shkatërrimin, shfrytëzimin e atij që gojë s mund të kishte. Ishte mali I Tomorrit, mali I vlerave , nderi dhe krenaria shqiptare e jo vetëm e beratasve, mali I shenjtë që mirëpriste mjaft të huaj e vendas cdo ditë të gushtit, mali I “thërrmuar” që kafshohej pak nga pak nga njerëz të pashpresë që nxirrnin jetesën duke nxjerrë gurë, mali I pelegrinazhit për besimtarët e shumtë që lëngontë nga erozioni e degradimi, por që ende mbahej hijerëndë me shpresën për pak harmoni midis natyrës e njeriut jo vetëm për ne por edhe për brezat që do të vijnë, me shpresën e madhe që një ditë “Zotat” do ndalojnë ta kene një gurore atë.

Nga organizata “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore”

 

krimi 1krimi 2krimi 4krimi 3krimi 5krimi 6krimi 7krimi 31krimi 32

Share this!

Reportazh: “Na ishte njëherë…… “ Subscribe to our RSS feed. Tweet this! StumbleUpon Reddit Digg This! Bookmark on Delicious Share on Facebook

Leave a reply

*

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.