Qellimet e organizates tone:
1. Zhvillim Mjedisor
Zhvillimi i projekteve me karkter mjedisor, me qellim zhvillimin e habitatit dhe te ekosistemeve te cilat paraqesin problematika mjedisore komplekse. Fokusi kryesor jane zonat urbane, ky proces realizohet ne bashkepunim me te gjithe aktoret te cilet ndikojne ne krijimin e problematikave mjedisore.
2. Sensibilizim dhe edukim
Prezantim dhe zgjidhja e problemeve mjedisore e sociale qe ka komuniteti ne pergjithesi dhe grupet vulnerabel sifemijet, te rinjte, grate dhe femijet. Prezenca jo vetem nepermjet projekteve por dhe konferencave te ndryshme shkencore te cilat rritin cilesine e jetes ne nje komunitet jane pjese e te gjitha projekteve te zhvilluara. Procesi nepermjet te cilit kalon sensibilizimi mjedisor e social eshte i lidhur me te gjithe aktoret kryesor si pushteti vendor, ne nivel komune, bashkie a qarku, shoqeria civile ne teresi, media te cilet bejne te mundur zgjidhjen e problematikave te ndryshme sociale per keto kategori.
3. Asistence ligjore mjedisore
Zgjidhja e problemeve fillon me permiresime ligjore, ky eshte nje nga parimet kryesore te organizates, lobimi per te permiresuar bazen ligjore eshte nje hap i rendesishem per nje impakt sa me te madh ne ralizimin e politikave mjedisore dhe sociale.
4. Advokaci dhe lobim
Monitorimi i problematikave mjedisore, sociale e ne fusha te tjera, ngritja e opinionit qytetar e prezantimi i tyre ne mediat vizive e te shkruara, perben nje nga objektivat kryesore te organizates tone. Vigjilenca mjedisore mund te organizohet ne nivel lokal,qarku e kombetar, per t u bere nje ze me i forte per opinionin, pushtetin lokal e me gjere.