Së bashku një sy për mjedisin!

Titulli i projektit: Së bashku një sy për mjedisin!
Përshkruani problemin që trajtohet:
Vigjilenca mjedisore është një mjet shumë i fuqishëm në duar të shoqërisë civile dhe qytetarëve, por ajo nuk është e plotë dhe e fuqishme nëse nuk zhvillohet në të gjithë hallkat e saj.
Fatkeqësisht ende nuk është shuar skepticizmi ndaj punës së mirë dhe mbështetëse që zhvillojnë organizatat e shoqërisë civile. Po aq nuk vlerësohet roli i tyre i pa tjetërsueshëm në zhvillimin e një vendi demokratik.
Ka një nevojë urgjente për reagime dhe investime në sektorin e mbetjeve spitalore dhe asnjë nga institucionet përkatëse nuk e pranon hapur këtë. Kjo heshtje bllokon dialogun, demokracinë por mbi të gjitha i mbyll derën interesave për investime në sektor.
Mungesa e kapaciteteve në institucionet mjedisore të kontrrollit, tashmë e vetë pranuar, ka nevojë për partnerë të fuqishëm në terren. Rrjeti i vigjilencës është identifikuar tashmë si i tillë, por konkretizimi bashkëpunimit është i nevojshëm në kuadër të mirëfunksionimit të tij.
Ligji mbi informimin e publikut, i amenduar edhe së fundmi, është një ligj shumë i rendësishëm për një shoqëri aktive në një qeverisje demokratike. Megjithatë duket se vetë institucionet përgjegjëse nuk janë ende të ndërgjegjësuar për rendësinë dhe zbatimin e tij. Evidentimi i nivelit të zbatueshmërisë do të ndihmojë në nxitjen reale të përmirësimit të performancës së institucioneve.
Në kuadër të të gjithë këtyre rasteve të identifikuara rrjeti i vigjilencës mendon se është e rendësishme të nxisim fuqishëm mekanizmat vendimarrëse të cilat mund të sjellin ndryshimin e dëshiruar. Advokacia është mënyra e propozuar në këtë projekt si mjeti për të arritur sa më sipër. Ndër të tjera ajo do të fuqizojë organizatat akoma më shumë dhe gjithashtu përfaqëson dhe hallkën e fundit të vigjilencës mjedisore duke mbyllur ciklin e nisur përpara dy vitesh.
Objektivat e Projektit:
 Të nxisë përgjegjshmërinë e institucioneve publike karshi zbatueshmërisë së ligjit të informimit
 Të vlerësojë dhe nxisë gadishmërinë e institucioneve shëndetësore dhe mjedisore për trajtimin konkret të administrimit të mbetjeve spitalore
Të konkretizojë mbështetjen e institucioneve të kontrrollit mjedisor dhe komunitetit lokal në rastet e ndotjes mjedisore
Organizata/ institucioni
Për Mirëqenie Sociale e Mjedisore – Berat
Aktivitetet/shtrirja kohore:
Projekti në Berat do të zbatohet përgjatë një periudhe kohore 8.5 mujore dhe do të përfshijë aktivitetet e mëposhtme të koordinuara me të gjithë rrjetin:

1) Mbetjet spitalore në Berat
Veprimtaria e nisur në fazën e dytë do të vazhdojë më tej me mbulimin e fushatës kombëtare advokuese por edhe duke zhvilluar aktivitetet mbështetëse në rrethe. Kështu, do të zhvillojmë tryeza diskutimi me institucionet e mjedisore dhe të mbetjeve spitalore, si dhe me prodhuesit në mënyrë që të vazhdojnë punën më tej. Një fushatë ndërgjegjësuese do të zhvillohet me qytetarët dhe do të zhvillohen shumë takime lobuese.

2) Vigjilenca e ligjit të informimit të publikut
Në qytetin e Beratit do të plotësohen pyetësorët të ndërtuar nga CRCD për zbatimin e këtij ligji, si dhe do të testojmë përmes punës sonë efikasitetin e institucioneve krysisht në kthimin e përgjigjeve ndaj kërkesave të ndryshme.

3) Vigjilenca vazhdon – Viga Shpk.
Për Mirëqënie sociale e Mjedisore do të vazhdojë vigjilencën në përmbushjen e premtimeve që kompaniaka marrë përsipër në firmosjen e marveshjes së bashkëpunimit me pushtein vendor dhe organizatën tonë. Në këtë mënyrë ne do të sigurojmë që kompania të mos rikthehet në praktikat e saj të këqia. Bashkëpunimi me Drejtorinë Rajonale të Shëndetit Publik Berat është thelbësor në vijueshmërinë e punës sonë.

4) Mbështetje e aktiviteteve të rrjetit
Për Mirëqenie sociale dhe mjedisore do të jetë e pranishme në cdo aktivitet të rrjetit në mbështetje të nismave të përbashkëta. Një prej këtyre është mbështetja e AIC Shkodër në zhvillimin e trajnimit mbi konventën e Aahrus për banorët që banojnë pranë venddepozitimit të mbetjeve urbane.

Rezultatet e pritshme:
 Vigjilencë dhe komunikim i vazhdueshëm me komunitetin në lidhje me përmbushjen e premtimeve të VIGA Shpk. të shprehura në marrveshjen e bashkëpunimit të nënshkruar në tryezën e rrumbullakët në Berat në vitin e parë.
 Raporti i vlerësimit mbi zbatueshmërinë e ligjit të informimit në qytetin e Beratit.
 Minutat e takimit të tryezave të diskutimit mbi mbetjet spitalore
 Banorët e Beratit të ndërgjegjësuar mbi rolin e tyre në cështjet mjedisore
 Reagime ndaj inisiativave të paprashikura të rrjetit por edhe situatave të identifikuara në zonën ku ne punojmë.

Share this!

Së bashku një sy për mjedisin! Subscribe to our RSS feed. Tweet this! StumbleUpon Reddit Digg This! Bookmark on Delicious Share on Facebook

Leave a reply

*

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.