“Seminar per te drejtat mjedisore, ne zonen e venddepozitimit te mbetjeve urbane”

Në kuadër të zbatimit të projektit « Së bashku, një sy për mjedisin » Shoqata “Për mirëqenie sociale dhe mjedisore, Berat” së bashku me “Qendrën e Informacionit Aarhus Shkodër” (AIC Shkodër), organizuan trajnimin e dytë mbi Konventën e Aarhusit në Berat. Pas trajnimit me komunitetin e Uznovës në 2014, u pa e nevojshme që një trajnim të tillë t’iu ofrohej edhe komunitetit të prekur nga ndotja krijuar pranë venddepozitimit të mbetjeve urbane, të cilët jetojnë pranë këtyre mbetjeve dhe përjetojnë çdo ditë shqetësimin e ndotjes së ajrit, tokës dhe ujit.
Në këtë aktivitet morën pjesë 28 persona, përfaqësues nga Bashkia e Beratit, DRM -ja, vetë komuniteti i prekur, media por kishte edhe mjaft mësues.
Objektivi kryesor i këtij trajnimi ishte, për ne, dhënia e instrumentëve, informacioneve dhe mjeteve të cilat janë në dispozicion të komunitetit për të mundësuar zbatimin e të drejtave të tyre mjedisore. E gjithë kjo me qëllimin final që komuniteti të ndërgjegjësohet dhe të mobilizohet i pari për të kërkuar të drejtat e tyre dhe për t’u bërë pjesë aktive e punës së organizatave mjedisore për përmirësimin së bashku të mjedisit ku jetojmë.
Po ashtu, AIC Shkodra, gjatë prezantimit vuri theksin tek rëndësia e aktivizimit qytetar, duke përdorur metoda legjitime, për të plotësuar kërkesat e tyre mjedisore. “Problematika e venddepozitimit të mbetjeve urbane në Berat nuk mund të shihet me prioritet nga Bashkia Berat apo nga institucione të tjera në rast se vetë komuniteti nuk ngre zërin për t’a bërë çështjen prioritet dhe të rëndësishme” u shpreh Znj. Alminda Mema
Trajnimi u realizua në mënyrë interaktive, me anë të ushtrimeve dhe trajtimit të rastit konkret në mënyrë që pjesëmarrësit të kuptonin praktikisht hapat që duhen ndërmarrë për kërkimin e informacioneve mjedisore, për përfshirjen e tyre në vendim-marrje mjedisore dhe për proçedurat e ankimimit administrativ dhe gjyqësor.
Gjatë prezantimit u diskutua shumë për mundësitë e përmirësimit të kushteve mjedisore në zonë. Ky venddepozitim i mbetjeve urbane shkakton tejmase ndotje në ajër dhe në tokë, pa përmendur ndikimin në ujrat nëntokësorë dhe sipërfaqësorë. “Aty, çdo pasdite dhe çdo darkë digjen mbeturinat duke shkaktuar një erë jashtzakonisht të rëndë” u shprehën banorët. “Jemi të shqetësuar për shëndetin tonë” u shpreh një banore në moshë të re e kësaj zone. Pavarësisht nga dëshira dhe nevoja për t’i dhënë zgjidhje të menjëhershme situatës, komuniteti kuptoi që hapat që duhen ndërmarrë në të ardhmen, duhet të jenë të njëpasnjëshme, të vazhdueshme, duke ndjekur rrugën ligjore, dhe që vetë banorët nuk duhet të dorëzohen në kërkimin e të drejtave të tyre.
Gjithashtu, meqënëse të ftuar ishin edhe përfaqësues të Bashkisë Berat, ky takim shërbeu mjaft edhe për t’u informuar me iniciativat e fundit të kësaj Bashkie lidhur me përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve urbane në Berat por edhe të vetë venddepozitimit të mbetjeve i cili është jashtë çdo parametri dhe standarti mjedisor. Znj. Denada Gjogu, specialiste e mjedisit pranë kësaj bashkie u bëri me dije banorëve se “Bashkia Berat është në marrëveshje e sipër me Komunën e Veronës për të zbatuar një projekt i cili do të integrojë konceptin e ndarjes së mbetjeve që në burim duke bashkëpunuar me firmën e menaxhimit të mbetjeve aktuale por edhe me bizneset e tjera të cilat do të marrin pa kosto mbetjet e ndara. Po ashtu, kemi menduar të punësojmë 40 të rinj të cilët do të merren me ndërgjegjësimin qytetar duke shkuar shtëpi më shtëpi për sensibilizimin e komunitetit për të bashkëpunuar. Ky projekt do të sjellë reduktim të sasisë së mbetjeve por edhe përfitime për biznesin. Projekti është gati, jemi në fazat përfundimtare për fillimin e tij”.
Ky lajm i mirë por edhe njohja e qytetarëve me të drejtat mjedisore që ata kanë, krijoi një atmosferë positive ndërmjet të pranishëmve duke i dhënë shpresa që situata mund të përmirësohet vërtet.
Meqenëse të pranishëm në aktivitet kishte edhe staf mësimdhënës, u shpreh qartë dëshira jonë që ky trajnim dhe materialet e shpërndara të shërbejnë më tutje për komunitetin sepse mësuesit mund të luajnë një rol kyq në transmetimin e informative tek brezat e rinj të kësaj zone. U sygjerua nga ana jonë që një nga orët ekstrakurrikulare në shkollë ti kushtohet çështjes së të drejtave mjedisore.
Ne jemi të bindur që me anë të edukimit dhe formimit të shoqërisë, mund të vijë ndryshimi dhe zhvillimi ndaj një ndër misionet tona si shoqëri civile do të vijojë të jetë edukimi.
Ky projekt është bërë i mundur nga një grant i REC në kuadër të programit SENiOR-A “Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri”. Ky program është financuar nga Qeveria Suedeze.

659424
7

Share this!

“Seminar per te drejtat mjedisore, ne zonen e venddepozitimit te mbetjeve urbane” Subscribe to our RSS feed. Tweet this! StumbleUpon Reddit Digg This! Bookmark on Delicious Share on Facebook

Leave a reply

*

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.