“Trajnim mbi rritjen e kapaciteteve të Uniformave Blu në Urën Vajgurore, Berat”

Bazuar në kalendarin e aktiviteteve të organizatës “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat, pjesë e paketës së punës së projektit : “Ulja e krimit mjedisor nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese, në Parkun Kombëtar të Tomorrit”, si pjesë e programit ACHIEVE – REC Shqipëri, financuar nga Bashkimi Evropian, stafi i organizatës organizoi në Urën Vajgurore, me forcat e rendit të Urës dhe Kuçovës trajnimin: “Rritja e kapaciteteve të Uniformave Blu, në luftën kundër Krimit Mjedisor” .

Të pranishmëve në këtë aktivitet, iu prezantuan në mënyrë profesionale, njohuri juridike, njohuri mbi Ligjet mjedisore dhe Legjislacionit Mjedisor vendas e ndërkombëtar nga juristja e organizatës Znj. Arsiola Dyrmishi dhe menaxherja e projektit Zn.j Erjola Azizolli. Në trajnim morrën pjesë rreth 11 përfaqësues të forcave të rendit si komisar policie të Kuçovës, Urës Vajgurore, shefa policie dhe sekretare të komisariateve.

Duke qenë se që në fillimet e punës së saj, kjo organizatë, nëpërmjet këtij projekti ka synuar rritjen e kapaciteteve të forcimit të ligjit në Parkun Kombëtar të Tomorrit, në mënyrë që të ulet sadopak shpeshtësia e krimit mjedisor në të si dhe forcimin e rrjetit rajonal të inspektorëve të mjedisit, leje-lëshuesve, forcave të rendit, agjencive ligjzbatuese e monitoruese për të luftuar krimin mjedisor, ne kemi ndërmarrë që prej muajit shtator këtë cikël trajnimesh, të ndërthurrur edhe me sensibilizim direkt në zonat e prekura si: Vërtop, Roshnik, Bogovë duke shpërndarë postera që informojnë publikun mbi mënyrën e re të denonocimit të Krimit Mjedisor, nëpërmjet aplikacionit të ri në faqen e organizatës : www.natyraberat.org.

Gjatë këtij trajnimi të zhvilluar, u diskutua kuadri ligjor Evropian në mbrojtjen e Mjedisit. I krahasuar me kuadrin ligjor shqiptar si dhe mbi figurat e veçanta të veprave penale në kreun IV të KPRSH si dhe nevojën e për përmirësim të këtyre dispozitave me qëllim harmonizimin me Legjislacionin Evropian, por edhe si përgjigje efikase ndaj krimit mjedisor.

Nga inspektorët e policisë u diskutua mbi guroret në zonën e Urës Vajgurore dhe problematikën e krimit mjedisor të krijuar për shkak të tyre. Gjithashtu u diskutua fakti që problematika qëndron në vështirësinë për të provuar ndotjen mjedisore, ndërkohë që subjektet që operojnë janë të pajisur me dokumentacion nga ministria e linjës.

Inspektorët e policisë u shprehën se ky trajnim ishte i domosdoshëm duke qënë se të gjithë aktorët institucionalë duhet të marrin përgjegjësitë si dhe të kryejnë detyrat funksionale në zbatim të ligjit në mënyrë që krimi mjedisor të parandalohet, ose të ndëshkohet në rastet kur qasja parandaluese dështon.

Për organizatën “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat

Arsiola DYRMISHI 

Jurist,National Food Authority

PhD Candidate in Public Law 

Contact: 00355684600263

arsioladyrmishi@gmail.com 

takim-ura-vajgurore

 

 

 

 

Share this!

“Trajnim mbi rritjen e kapaciteteve të Uniformave Blu në Urën Vajgurore, Berat” Subscribe to our RSS feed. Tweet this! StumbleUpon Reddit Digg This! Bookmark on Delicious Share on Facebook

Leave a reply

*

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.