Qellimi i takimit ishte diskutimi në mënyrë vizionare mbi menaxhimin e mbetjeve spitalore në vend, duke marrë në konsideratë këndvështrimin e aktorëve të ndryshëm të përfshirë në këtë skemë, në mënyrë që të vazhdohet të lobohet për përmirësime dhe investime në sektor.
Kjo tavoline erdhi si vazhdimësi e publikimit të raportit “Vlerësimi i analizës mbi menaxhimin aktual të mbetjeve spitalore në 5 qytete të vendit ”, marrëdhënies së mirë bashkëpunuese të krijuar midis ISHMP-së dhe “Rrjetit të Vigjilencës”, punës së konsiderueshme të ISHSH-së në monitorimin e kompanive trajtuese të mbetjeve, si dhe nga fryma bashkëpunuese e subjekteve prodhuese për të zbatuar ligjin.
Aktiviteti nisi në orën 11, ditën e premte datë 24.04.2015. Në të morën pjesë përfaqësues të Shoqatës “Për Mirëqënie Sociale dhe mjedisore”, Rrjeti i Vigjilencës, përfaqësues të ISHMP, Bashkisë Berat, ISHSH, Spitalit Rajonal të Beratit. Pasi Shoqata “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore”, bëri një prezantim të aktiviteteteve e fokusit të punës së saj, u kalua tek puna e realizuar mbi mbetjet spitalore.
Nga biseda u vu në pah prablematika e menaxhimit të mbetjeve spitalore, në Berat. Situata e vështirë sidomos në sektorin privat, por edhe në spitalin Rajonal ka probleme të mëdha. Të tilla mund të përmenden : grumbullimi i mbeturinave spitalore (kapacitetet njerëzore, e përgjegjësia eindividuale e personave përgjegjës); mungesa e ndërgjegjësimit të popullatës e cila vjen pranë spitaleve për t u kurua;, përmirësim i kushteve të magazinimit të mbetjeve; përmirësimi i punës nga ana e firmave menaxhuese për mbetjet; mungesa etj.
Inspektoriati gjatë periudhës së krijuar (2 vjet), kishte monitoruar vetëm dy herë e monitorimi i fundit ishte kryer në Nëntor 2014 ku në të ishin monitoruar Spitali Rajonal dhe 40 aktivitete private.
Nga propozimet e bëra u propozuan : Ngritja e land-filleve në rajone (rajonal); ngitja e pikave përpunuese paraprake nëpika të caktuara për të përpunuar paraprakisht produktin (për ta kthyer atë në të parrezikshëm); edukimi i fëmijëve nëpër shkolla mbi rrezikshmërinë e mbetjeve spitalore e mënyrën e menaxhimit të tyre; si dhe edukimi i sistemit sanitar e infermier.
Te gjitha konkluzionet e nxjerra nga takimi, do t i bashkohen konkluzioneve që do të dalin nga tavolinat e diskutimit në qytete të tjera të Shqipërisë, ku “Rrjeti i Vigjilencës” është prezent.