Zgjedhjet qendrore 2013…. Jepini Shqipërisë një zhvillim të qendrueshëm!

Në kuadër të projektit të financuar nga Program ii Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci/ Sektori i Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SHBA –së në Tiranë dhe nga Agjensia Austriake për zhvillim (ADC), gjatë periudhës Prill 2013-Korrik 2013.
Ju jeni i zgjedhur të na përfaqësoni! Ju drejtohemi për një vëmendje më të lartë ndaj mjedisit ku jetojmë!- Kjo ishte një ftesë për kandidatët për deputet, për t i dhënë vlerë mjedisit natyror në Shqipëri, Kjo nismë për të gjelbëruar zgjedhjet ka qenë një përpjekje e vazhdueshme për të sjellë në vëmendje të kandidatëve të ndryshëm mjedisin. Qendra EDEN së bashku me Shoqatat: Mbrojtja e Mjedisit Natyror Berat; Qendra e Informacionit Aarhus-Shkodër, Klubi Ekologjik Elbasan, Në Mbrojtje të Jetës dheEkosistemit në zonën përreth fabrikës Titan-Borizan- Fushë Krujë, ka sjellë në vëmendje të gjerë Mjedisin. Fushat e punës së këtij projekti konsistuan në
1)      Informim dhe pjesëmarje publike;
2)      Edukim mjedisor;
3)      Praktikat  e Menaxhimit Mjedisor;
Mesazhi i këtij projekti, pavarësisht se ai u fokusua në 4 qarqe të Shqipërisë, ofroi alternative për problematikat e ngritura, të vlefshme edhe në rang vendi.
“Nëse për ju mjedisi ku jetoni është po aq i rëndësishëm sa ç është për ne, REAGONI! “ – ishte mesazhi i përcjellë nga ky projekt.

Share this!

Zgjedhjet qendrore 2013…. Jepini Shqipërisë një zhvillim të qendrueshëm! Subscribe to our RSS feed. Tweet this! StumbleUpon Reddit Digg This! Bookmark on Delicious Share on Facebook

Leave a reply

*

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.